The Tigers Wife nje roman mitik i lufterave te Ballkanit

Romani debutues The Tigers Wife i 25 vjecares Tea Obreht
Romani debutues The Tigers Wife i 25 vjecares Tea Obreht sjell nje kerkim te nderlikuar te identitetit ballkanik
Nga Liesl Schillinger
Mendoni per lufterat e viteve nentedhjete ne ish Jugosllavi me morine e tyre te emrave qe jane te veshtire per tu shqiptuar dhe veprime qe jane te dhimbshme per tu kujtuar masakrat ne Brcko dhe Srebrenica bombardimi i rreshtave te njerezve qe pritnin per buke ne Sarajeve shkaterrimi i ures 400 te vjeter te Mostarit.
Asnjera prej ketyre nuk paraqitet ne romanin e pare te Tea Obreht The Tigers Wife sidoqofte ne faqet e tij ajo sjell kontekstin e tyre historik dhe njerezor. Me fabula dhe alegori sikurse edhe ngjarjet e huazuara nga reklamat ajo ilustron nderlikimet e historise se Ballkanit duke zhgroposur modele te dyshimit besetytnise dhe dhunes se perditshme qe e pushtojne rajonin madje edhe ne koherat e paqes.
Duke u kthyer prapa ne Luften e Dyte Boterore pastaj te lufterat e meparshme ajo e zbulon vazhdimesine nen tingellime.
Nje metafore per arritjen e shkrimtares mund te gjendet ne tregimin e saj Luka nje djale enderrimtar i kasapit nga nje fshat malor i quajtur Galina. Nje dekade pas Luftes se pare Boterore Luka largohet nga Galina dhe udheton 300 milje deri te limani lumor i Saroborit ku ai shpreson te behet mjeshter i lahutes nje instrument folklorik i Ballkanit me nje tel. Pasi arrin atje ai e kupton se muzika e lahutes pothuajse eshte harruar e pushtuar nga tingujt modern argetues te luajtur nga bandat e trazuara.
Ende ai i kerkon burrat e vjeter qe i dine kenget tradicionale bie nen magjine e vajtimit trondites te zerave te tyre qe mbeshtjellen neper tregimet e mbajtura mend apo te zbuluara dhe e kerkon artin e tyre. Kur nje grua e pyet ate pse nuk e preferon nje instrument me me shume tela ai i pergjigjet pesedhjete tela e kendojne nje kenge por ky tel i vetem i di mijera histori.
Mbledhesja kryesore e shumellojshmerise se tregimeve te Obreht eshte narratori i saj Natalia Stefanovic nje mjeke e re qe jeton me nenen gjyshen dhe gjyshin e saj ne nje qytet te paemeruar te Ballkanit ne shekullin 21. Natalia ka deshire ta shoh veten si dikush i privilegjuar teper racionale per tu frikesuar nga besetytnite e dala mode teper moderne per te degjuar muziken folklorike te dale mode. Ajo preferon te degjoje Bruce Springsteen Bob Dylan dhe Johnny Cash.
Tea Obreht eshte lindur ne Beograd ne vitin 1985 por eshte larguar prej aty ne moshen shtatevjecare para se te ndodhnin konfliktet e medha. Ajo ka jetuar ne Qipro dhe Egjipt pastaj eshte vendosur ne Shtetet e bashkuara te Amerikes ne vitin 1997. me fjale te tjera ajo nuk ka jetuar ne ish Jugosllavi gjate viteve te luftes. E mbushur me menjehereshmeri dhe prezence mahnitese romani The Tigers Wife eshte me shume produkt jo i observimit por i imagjinates.
Per Obreht deshmia e mendjes eshte me shume se e barabarte me ate te syrit. Dhe narratori i saj duke e ritreguar pervojen e gjenerates se gjyshit te saj i mbeshtjelle ata ne te sajen. Derisa vizioni i tij i bashkohet vizionit te saj kujtimet e vjetra dhe te reja ndeshen ne nje kolazh prekes qe nuk ka date.
The New York Times