E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi me adsl-në më të shtrenjtë

Turkmenistan, 22 Mars NOA – Turkmenistani duhet thënë se nuk është vendi ideal për përdoruesit e internetit.

Ky vend i vogël i Azisë qendrore është shumë i pasur me burime natyrore, por i varfër për sa i përket mundësisë së lidhjes më rrjetin.

Të paktat vende aksesi në rrjet, në këtë vend, janë më të shtrenjtat në mbarë botën.

Një abonim i limituar me një shpejtësi që mund të konsiderohet e lartë, në shumë vende perëndimore, kushton 6 mijë e 821 dollarë në muaj në Turkmenistan.

Një shifër që bëhet shumë më e frikshme, kur rroga mesatare e një qytetari në Turkmenistan është 200 dollarë në muaj ose 8 herë më e ulët se ajo që lipset të paguajë për të pasur akses interneti.

Megjithatë janë mundësuar dhe lidhje më të “lira” të cilat përkojnë me 4 mijë e 312 dollarë në muaj për një akses të limituar prej 2 GB në muaj. Sigurisht, nëse ky mund të quhet një çmim i lirë…

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme Lidhje: adsl, shtrenjte, vendi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›