E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guatemala, bandat e drogës vrasin 27 persona

27 persona janë vrarë në një fermë në pjesën veriore të Guatemalës, zona më e goditur nga bandat e drogës. Shumicës së viktimave iu ishte prerë edhe koka.

Trupat janë zbuluar në krahinën Peten, 500 kilometra në veri të kryeqytetit.

Shefi i Policisë ka thënë se vrasjet kanë të bëjnë me luftën në mes të bandave rivale të drogës që luftojnë kundër njëra tjetrës për territore.

Guatemala veriore është një zonë e rëndësishme e tranzitit të drogës së kontrabanduar nga Amerika Jugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›