Naqba, 24 të plagosur në Kajro

Të paktën 24 persona kanë mbetur të plagosur në Kajro ditën e djeshme pranë ambasadës së Izraelit.
Demonstruesit janë përleshur me forcat e rendit gjatë protestave që po organizohen në përvjetorin e Naqba-s ose ndryshe “Katastrofa”, siç quhet nga arabët themelimi i shtetit hebraik në vitin 1948.
Turma kërkonte pezullimin e ambasadorit të Izraelit nga Egjipti dhe prishjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin hebraik.
Demonstratat kanë hyrë në ditën e tretë.