Al Qaeda pa Bin Ladenin

Që nga 11 shtatori, dy shkolla të mendimit janë krijuar për rolin e Osama Bin Ladenit te Al Qaeda. E para pas vitit 2001 kishte një drejtues simbolik dhe të izoluar.
Parashtrimet e tjera qëndronin te çelësi frymëzues i organizatës dhe lideri ideologjik.
Rrjedha e informacionit që vjen prej Pentagonit nga kompjuterët e konfiskuar, sugjeron se ai është përpjekur për një përafrim më të madh, se të gjitha shkollat bashkë.
Më 6 maj, një zyrtar qeveritar amerikan u shpreh për CNN se Bin Laden “ka funksionuar në nivele operacionale, madje edhe taktike ... Ai ka shfrytëzuar drejtimet e të gjitha rangjeve”.
Thuhet se po ishin përgatitur detajet e një sulmi të planifikuar në transportin hekurudhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përputhej me përvjetorin e 11 shtatorit.
Bin Laden ishte shumë më i aftë për të komunikuar drejtpërdrejt me organizatën e Al Qaedës, sesa mendojnë njerëzit.
Kjo nuk duhej të vinte si një befasi.
Në vitin 2006 dhe përsëri në vitin 2008, ai ofroi instruksione për reagimin e Al Qaedës ndaj karikaturës së profetit Muhamed, që u botua nga një gazetë në Danimarkë. Në vitet 2007 dhe 2009 ai i bëri thirrje për Al Qaedes që të dërgonte luftëtarë dhe ndihmë për islamikët në Somali.
Në ditët që do të vijnë, do të ndiqen me shumë instruksione; pak para vdekjes së tij, bin Laden regjistroi një fjalim për revolucionet arabe të kësaj pranvere.
Megjithëse bin Laden vazhdonte të nxirrte deklarata, në të vërtetë ai nuk ishte më zëri dominues mes xhihadistëve. Marrëdhëniet e tij me kalimin e kohës nisën të kundërshtoheshin brenda al Kaedës.
Kritika, siç ishte zëri i Abu Musab al-Suri, një teoricien i Al Qaedës, e akuzoi atë se ishte autoritar, se po dështonte në praktikimin e urdhrave të këshillimit.
Për më tepër, dhuntitë e tij retorike ishin të mira, por të diskutueshme, gjithsesi; një nga këshilltarët e tij për mediat ndaloi gazetarët, që të mbanin shënim intervistat e tyre me Bin Ladenin, duke pasur frikë se mund të citoheshin gabim vargjet kuranore dhe tekstet e tjera fetare. Në vitet e fundit, aftësia e Bin Ladenit për të nxitur dhe frymëzuar ithtarët e tij ishte e kufizuar.
Ndryshe nga Velupillai Prabhakaran, lideri i i tigrave tamil, i cili personalisht u takua me çdo anëtar të skuadrës vrasëse komando përpara misionit të tyre përfundimtare, Bin Ladeni nuk e ka bërë kurrë këtë, pra, nuk i ka takuar ithtarët e tij që pas vitit 2002.
Në mungesë të tij, liderët e tjerë të nivelit të mesëm mbushën boshllëqet, duke i mbushur mendjen turmës së të rinjve (meshkuj dhe femra), që të dilnin vullnetarë për misionet vrasëse të Al Qaedes.
Për më tepër, fjalimet e Bin Ladenit që nga 11 shtatori ishin relativisht të pakta dhe shumica e tyre janë regjistruar si audio, i janë shpërndarë medies arabe dhe janë ndërfutur në faqet e xhihadistëve.
Mungesa e Bin Ladenit në gjithë këtë informacion, të çon në mendimin që roli i tij i supozuar si frymëzues, është keqkuptuar. E vërteta është që simpatizantët e xhihadit shpesh kanë përshtatur parullat e Bin Ladenit si: “Amerika i ka shpallur luftë Islamit” dhe “Amerika nuk do të ketë siguri dhe mbrojtje, për aq kohë sa ne jetojmë në Palestinë”.
Por Bin Laden nuk ka qenë kurrë pika referuese primare në mendimin ideologjik dhe fetar apo në strategjinë e kohës.
Ideologjitë më të përmendura në letërsinë e xhihadit nuk janë të ngërthyera te Bin Ladeni apo te Ayman al-Zaëahiri, numri 2 i Al Qaedës, por te studiuesit e salafist, siç është p.sh kleriku Abu Muhammad al-Maqdisi, që janë virtualisht të panjohur në perëndim.
Një nga problemet më popullore lidhur me forumet e xhihadit nuk janë fjalimet e Bin Ladenit, por çështjet e propagandës, ku vetë ai mungonte apo thjesht i referohej shkurt atyre.
Me sa duket, në vend të përpunimit të retorikës së pafundme të bin Ladenit, producentët xhihadistë preferuan të përshkruanin xhihadistët e rinj, duke qenë se kjo ishte një strategji frytdhënëse e organizimit.
Më shumë se nga Bin Ladeni, rekrutët dukeshin se po tërhiqeshin drejt aventurave dhe dramës së largët në fushën e betejës dhe drejt vëmendjes së medies, se terrorizmi po rilind. Ata u nxitën së tepërmi nga besimet e madhërishme, se ishin duke bërë histori.
Bin Laden nuk ishte një lider i adhuruar nga dishepujt, të cilët i bindeshin verbërisht.
Kur vlerësohet roli i tij si drejtues, duhet të kujtojmë se Al Qaeda nuk ishte një organizatë që i përkiste vetëm atij – kishte shumë të tjerë që e zotëronin atë, bashkë me projektin global të xhihadit.
Kjo organizatë e ka vënë theksin te dëlirësia ideologjike, më shumë sesa te lidershipi karizmatik dhe me kalimin e viteve, është përshtatur më së miri me realitetin, që xhihadistët e të gjitha niveleve janë të zëvendësueshëm.
Fjalët e parullës si “rruga drejt fitores do të laget me gjakun e martirëve” nuk janë fjalë boshe, por praktikohen çdo ditë, në zonat e konfliktit në Afganistan, Pakistan, Irak dhe Afrikën e Veriut.
Në këtë karvan të gjatë martirësh, vdekja e Bin Ladenit mund të shqyrtohet më vonë në histori.
Sulmet e ardhshme padyshim që do t’i dedikohen kujtimit të Bin Ladenit dhe Al Qaeda tashmë po përpiqet të shfrytëzojë këtë fakt, për qëllime rekrutimi në masë.
Sidoqoftë, pretendohet se kujtimi i tij do të luajë një rol vendimtar në formësimin e strategjisë së Al Qaedës.
(Foreign Affairs)