E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guatemalë, 27 të vrarë nga lufta e drogës

Trupat pa kokë të të paktën 25 meshkujve dhe dy femrave janë gjetur në Guatemala, në zonën kufitare me Meksikën.
Trupat u zbuluan në një fermë në provincën e Petenit, 500 kilometra në veri të kryeqytetit Guatemalas.

Policia lokale thotë se vrasjet mund të jenë të lidhura me betejën mes bandave të drogës që luftojnë për kontrollin e territorit. Kartelet meksikane po e transportojnë aktivitetin e tyre në veri të Guatemalës, që është një pikë kyce e tranzitit të drogës nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo është masakra më e rëndë që kemi parë ndonjëherë në kohët moderne”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters”, zëdhënësi i policisë Donald Gonzales.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›