E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Harrojeni ndarjen e Kosovës

Kundër deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme ne Serbi Ivica Daçiç, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
 

Ai i ka quajtur të papranueshme deklaratat e zyrtareve serbe, të cilët flasin për ndarje te Kosovës, duke i bërë thirrje njëkohësisht atyre qe të harrojnë opsionin e ndarjeve territoriale.
 

Sipas Kuçit, për çështjen e statusit është diskutuar dhe vendosur një herë e përgjithmonë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›