Guatemale konference per fisin Maja
Vetëm pak ditë para përfundimit të kalendarit Maja, përfaqësues të këtij fisi në Guatemala janë takuar me ekspertë ndërkombëtarë për indigjenët në qytetin antik dhe të braktisur të Eksemçesë. Takimi është organizuar për të diskutuar rreth realitetit të vështirë që indigjenët Maja po përjetojnë në Guatemalë në një varfëri ekstreme.
Zyrtarë të kombeve të bashkuara dhe përfaqësues të indigjenevë nga vende si Zelanda e Re, Kanadaja dhe Rusia po përgatiten për Konferencën botërore të indigjenëve në vitin 2014. Konferenca do të ketë si objektiv koordinimin e pjesëmarrjes së indigjenëve dhe aktivizimin e tyre në OKB në fusha si edukimi, zhvillimi ekonomik si dhe ruajtja e kulturave.
Për Fisin Maja në Guatemalë ky ëshët një shans për të diskutuar rreth diskriminimit të cilin shumë e shohin si dhe një nga arsyet kryesore për jetesën në varfëri ekstreme.
Sipas OKB-së, më shumë se gjysma e rinisë indigjene në Guatemalë nuk e përfundojnë shkollën fillore. Vdekshmëria foshnjore dhe kequshqyerja janë gjithashtu në një nivel alarmuaes.
Historikisht indigjenët maja në Guatemalë janë përballur me sfida të vështira që nga kolonizimi prej spanjollëve në shekullin e 16t.
Konferenca pesë ditore pritet të përfundojë në 21 dhjetor kur dhe shënohet dhe përfundimi i ciklit kalendarik Maja.