Ambasada greke në Tiranë refuzon të marrë letrën e rezolutës çame
19-12-2012 / Gazeta 55
PDIU dhe Shoqata Çamëria kanë dërguar në mënyrë zyrtare drejt çdo ambasade të vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, rezolutën për çëshjten çame dhe relacionin shpjegues. Të gjitha ambasadat e kanë marrë këtë rezolutë, përveç njërës, ambasadës greke në Tiranë, e cila ka refuzuar të marrë, qoftë edhe letrën e projektrezolutës. Refuzimi i marrjes së korrespodencës nga ambasada për rezolutën e dorëzuar nga postierët e Postës Shqiptare nuk është arsyetuar. PDIU pritet të reagojë me vonë në lidhje me këtë çështje.
...