Guerilje apo bisedime
Skënder Minxhozi
Çështja nëse opozita kryesore në Shqipëri, Partia Socialiste, është duke i lënë më shumë terren dhe hapësirë oreksit të Berishës për të kontrolluar dhe manipuluar institucionet e shtetit e për pasojë, edhe vetë lojën politike në vend, është e vjetër sa edhe vetë qenia e PS në opozitë. Çka s’do të thotë se ajo përkon me periudhën 2005-2009, por më shumë më tepër se kaq. Sa për kronikë, në mesin e viteve ’90, kur PS nuk ishte e përçarë dhe e shpërndarë në parti dhe partiza të tjera si sot, tema e debatit brenda të majtës ishte e ngjashme si dy pika uji me të sotmen. Pra, që kjo parti, kryesorja që mund dhe duhet të përballë agresivitetin gjenetik të PD, nuk po sillet si e tillë, duke mos iu përgjigjur me përgjegjësi e aksion konkret pritshmërisë së popullit të majtë për një tjetër soj opozite.
Një shqetësim të ngjashëm ngriti dje në një shkrim të tij, letër e hapur në fakt, adresuar Edi Ramës, kolegu Mustafa Nano, i cili i kujtoi kreut të PS se të jesh në kokën e partisë më të madhe të opozitës, është, bashkë me shumë e shumë privilegje e përgjegjësi, edhe një çështje përzgjedhjeje taktikash, mënyrash dhe rrugësh për t’u pozuar përballë problemeve konkrete dhe vetë kundërshtarit. Preokupimi i kolegut Nano përmbledh të gjithë atë zhurmnajë diku dashamirëse e diku të thartë e përbuzëse, që ka të bëjë me linjën politike më të butë sesa pritej, që Rama ka vendosur të ndjekë deri më sot, afërsisht pesë muaj para ditës së votës dhe që përbën një thyerje më së pari për personin e Edi Ramës, e më pas edhe për vetë modelin klasik të së bërit opozitë në këtë vend në 20 vjetët e fundit.
Ky është një problem madhor dhe parimor, që preokupon sot seriozisht të gjithë ata (këtu nuk futen ata që këtë kriticizëm e kultivojnë thjesht dhe vetëm për të dëmtuar Ramën dhe PS) që shohin tek 28 qershori, një okazion të rrallë dhe ndoshta unik, së pari, për të larguar nga jeta politike liderin më të moshuar të Ballkanit të sotëm dhe së dyti, për të hapur përmes largimit të tij, një kapitull të ri një jetën tonë politike, në qeverisjen e shtetit, por edhe brenda vetë Partisë Demokratike. Me të drejtën e shqetësimit të mësipërm, kjo rrymë mendimi brenda të majtës beson se agresiviteti dhe jo lënia e fushës së lirë, aktivizimi dhe jo qëndrimi pasiv, impenjimi i përditshëm dhe jo politika me frena dore, avancimi i qëndrimeve dhe ideve konkrete alternative dhe jo deklamimi shterp i të keqes, organizimi dhe tentativat konkrete për unifikim të faktorëve opozitarë dhe jo lënia me rrjedhje të lirë dhe shkapërderdhja anarkike e fluksit, që kërkon ndryshimin politik në vend, të gjitha këto përbëjnë sot Biblën e asaj pjese të elektoratit të majtë, që mendon se Edi Rama po sillet më butë dhe më qetë, sesa e ka të shkruar në ‘Job description’-in e tij si kryetar i PS.
Nga ana tjetër, kësaj rryme mendimi i është kundërvënë linja zyrtare e PS së sotme, që përfaqësohet më së shumti nga kryetari Rama. Linja logjike e Ramës mbështetet fort mbi paradoksin se një Berishë i fortë është në fakt një Berishë i dobët. Sa më shumë pushtet në duart e tij, aq më shumë diskreditim në sytë e atyre, që do të votojnë nesër në zgjedhje. Ky nonsens, në dukje, ka një precedent historik mbi vete, por që nuk të le shumë të qetë gjithsesi. Në gjysmën e dytë të vitit tashmë të largët 1996, pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, në tetor, Berisha kishte shtënë në dorë gjithçka që mund të rrokte imagjinata e shqiptarit normal. Ai vetë bëhej gati të zgjidhte veten si president për një mandat të dytë, Nano ishte në burg, opozita ishte më e tutur dhe e trembur se kurrë, druri publik i 28 majit kishte përhapur në eter një ide të përgjithshme force, që askush s’mund ta vinte në dyshim dhe e gjithë jeta politike e institucionale ndodhej në duart e një njeriu të vetëm. E megjithatë, ky gjashtëmujor do të kthehej, siç e provoi më vonë historia dhe ngjarjet, në paradhomën e rënies së madhe të këtij njeriu, megjithëse në aparencë asgjë nuk të thoshte se fundi ishte e afërt. Ky precedent qëndron, por ama qëndrojnë gjithashtu edhe rrethanat specifike në të cilat ai vendosej. Fajdet dhe efekti i tyre gërryes ndiheshin tashmë në sfondin e tribunave gazmore të mitingjeve ngjyrë blu dhe do të sillnin brenda pak javësh rënien e një sistemi politik të kalbur dhe të korruptuar deri në palcë. Sot ky kontekst zhvillimesh nuk është më në fuqi. Berisha është po ai, por shumëçka rreth tij ka ndryshuar. Natyrshëm shoqëria e sotme ka ndërtuar një strukturë të re marrëdhëniesh, po ashtu edhe shqiptarët s’janë më ata që ishin dhjetë vjet më parë. Gjithsesi, Rama vijon t’i besojë fort idesë se Berisha mund të shtyhet drejt rrënimit paqësor, më shumë sesa nxjerrjes me shkop nga pallatet e pushtetit ku ndodhet tani. Nga ana tjetër, ai dhe partia e tij janë të detyruar të hedhin disa hapa paqëtues për arsye të cilat janë të njohura dhe të analizuara gjerë e gjatë. Aprovimi i paketës elektorale, por edhe reformat që kanë të bëjnë me afrimin në BE e NATO, e kanë shtyrë PS, që të ulet në një tryezë, ku me shumë gjasë nuk do të ishte ulur në kushte të tjera.
Këto dy variante taktikash opozitare janë të dënuara mesa duket të bashkëjetojnë kështu siç i shohim sot deri në zgjedhje. Sepse duket qartë se as Rama nuk ka ndërmend ta ndryshojë në mënyrë radikale kursin e tij politik opozitar, as ata që e konsiderojnë këtë të PS, si një opozitë të butë, nuk japin shenja se do të ndryshojnë mendim deri ditën kur një rezultat zgjedhor eventualisht i ndryshëm t’u ndryshojë mendje. Edi Rama ka vendosur t’i besojë deri në fund kostumit të së moderuarit, që ka veshur qysh ditën që u ul në poltronin e Nanos. I autosugjestionuar nga togfjalëshi ‘politikë e re’, po aq sa edhe ata të cilët ai kërkon t’i sugjestionojë edhe vetë me këtë term ende të mjegullt, Rama ka vënë një bast të madh me të gjithë ata që preferojnë gueriljen politike në vend të bisedimeve e kulisave. Gjithsesi, kreu i opozitës duhet ta dijë se në këtë lojë të komplikuar shahu ka vetëm gjysmën e të vërtetës me vete, nga momenti që ka vendosur të besojë se në qershor gjithçka do të shkojë qetë dhe normalisht. Paçka se në krye të orkestrës ndodhet një dirigjent si Doktori. Paçka se drejt zgjedhjeve po shkojmë edhe një herë me rrezikun e letrave të trukuara dhe duke bërë kryqin...