Lustraxhinjtë e realitetit
Andis Harasani
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë në prag dhe që prej ditësh, më saktë prej muajsh, lustraxhinjtë e realitetit tonë të mjerë, po i bihet fort pragut që të ...dëgjojë dera. Domethënë, ajo derë popullore që do të lejojë të hyjë në zyrat shtetërore qeveritarët e ardhshëm të vendit.
Si socialist, nuk kam pikën e dyshimit as për ngjyrën e nesërme të qeverisjes dhe as për atë armatë të madhe shërbenjësish të cilët do të marrin me qira, të paktën për katër vjetët e ardhshëm, pushtetin në Shqipëri. Si qytetar kam “kureshtjen” politike të di se cila do të jetë oferta tjetër, që do të bëjnë të sotmit në pushtet, sa kohë që oferta e tyre e djeshme degjeneroi në hipokrizi, në trillim, në paaftësi e ca më keq akoma, në veprime kriminale të organizuara si ato që sollën tragjedinë e Gërdecit, supergrabitjen e asfaltit dhe shpresës patriotike në rrugën Durrës-Kukës apo dhe në mashtrimin e trashë me sekserë e Fazlliçë. Pjesërisht këtë kureshtje e “shuajmë” të gjithë, kur shohim ditë mbas dite në televizione spote të pafundme të ministrive të ndryshme, që reklamojnë as më pak dhe as më shumë se punën e tyre të përditshme, sipas parimit, edhe diellin që lind në mëngjes e kemi dhuratë nga Ministria e Brendshme, që shiun që rrit nivelin e Fierzës e kemi po ashtu dhuratë nga Ministria e Ekonomisë, kurse të qeshurit me anekdota politike dhe lumturinë vetjake, natyrisht na e ka sjellë vetë kryeministri. Nëse do të shihen me kujdes qoftë dhe minimal, ato spote, por dhe disa ekrane të caktuar televizivë, dëshmohet lehtësisht se ata janë të gatshëm t´i tregtojnë si sukses dhe sakrificë shqiptarëve gjithë ditën biologjike të qeveritarëve të tyre. Pra, lajmi i parë, ai u zgjua; i dyti, ai vajti në punë; i treti, ai piu ujë; i katërti, ai tha; i pesti,...; më mirë le të kursejmë ndonjë fjalë. Por kjo është punë për ta. Siç është dhe punë e publikut që këtë ushqim të prishur ta dënojë me neveri, siç është dhe detyrë e qeveritarëve të nesërm, që të llogarisin sesa ka kushtuar kjo propagandë banale, sa ka qenë e bazuar në ligj dhe të ndëshkojë moralisht, politikisht dhe ligjërisht lustraxhinjtë e realitetit tonë të mjerë.
Përtej kësaj, ka një të vërtetë tjetër të madhe. Nesër, kur fushata elektorale të hapet zyrtarisht, sërish shumica e sotme e ilegjitimuar, për hir të inercisë së hipokrizisë, për hir të mungesës së fjalorit politik, për hir të traditës, do të thotë dhe ca fjalë tutje–tehu kundër korrupsionit të djeshëm të socialistëve dhe kurajës demokratase për ta luftuar atë. Pastaj, sipas zakonit të hershëm komunist, që i kishte kapur krahasimet me vitin 1938 të Zogut, komunistët e sotëm – pjesa më e keqe e komunistëve të djeshëm – do të vazhdojnë me krahasimet me vitin 2005. Do të ndalem në këtë pikë vetëm në dy momente:
Së pari, në verën e 2005, qeveritarët e sotëm nisën një gjueti të vërtetë shtrigash për të zbuluar dhe ndëshkuar korrupsionin socialist. Ata përgatitën plot 200 dosje penale, të qepura me pe´ të bardhë, nga të cilat ka mbetur sot vetëm e zeza e zemrës dhe aftësisë së atyre rrobaqepësve demokratë. Asnjë socialist nuk u gjet fajtor, por lustraxhinjtë e progres-integrimit, kishin mundur të krijonin idenë në publik se socialistët kishin bërë namin dikur. Dhe për këtë edhe u ndëshkuan. Tani është vendi dhe koha t´u thuhet që ose të kërkojnë falje, ose së paku të kuptojnë se janë në kushtet e shpërdorimit të detyrës, si nëse nuk kanë qenë në gjendje të provojnë akuzat e tyre skandaloze, si kur akuzuan thjesht për qëllime politike për të dërmuar kundërshtarin politik.
Së dyti, sa kohë ishte poshtë, domethënë në opozitë, kryeministri ka hedhur përpjetë, domethënë drejt pozitës së djeshme, tonelata me pështymë dhe baltë. Tre vjet e gjysmë më pas, ligji i gravitetit i ka zbritur në origjinë këto tonelata “gjëje”. Sa për kujtesë, le të përmendim Telekom-in, aeroportin “Nënë Tereza”, fabrikat e çimentos, TEC-in e Vlorës, Kakomenë, parqet energjetike e kështu me radhë. Tek secila prej tyre, me gërshërë në dorë dhe paturp në fytyrë është qasur kreu i ekzekutivit, njëlloj si një bujk i keq, që shkon të vjelë arën e mbjellë nga të tjerët.
Për të shkuar dhe më tej, targeti i parapëlqyer i zotit Berisha, ish-kryetari i PS-së Nano, nuk është më kreu i bandës së Zemunit, nuk është më kryekrimineli e kryehajduti. Zoti Nano nuk i meritonte as arkivolet dhe as plumbat, që ja çuan në derë të zyrës apo ja vunë në tryezën e punës: kështu thotë vetë Berisha, që tanimë, gjithë arsenalin e tij të pambaruar të sharje-shpifjeve ua ka drejtuar ndaj socialistëve të rinj, që do ta zëvendësojnë në pushtet. Me të njëjtën hipokrizi, me të njëjtën teknologji balte dhe pështyme. Madje, zoti Nano, i akuzuar edhe se mbante një tabor me truproja, tashmë mund të numërojë se ka më pak të tillë në krahasim me pasardhësin. Me ndryshimin e vetëm, që ai mund të shëtisë lirisht në Tiranë, në Vjenë apo vendlindje, kurse Berisha, këtë të fundit, edhe mbas katër vjetësh në pushtet, nuk ka mundur ta bëjë.
Kur më gënjen njëherë, është faji yt, kur më gënjen dy herë, është faji im. Gënjeshtrën e tretë, shpresojmë se historia do ta arkivojë në ndonjë kthinë të ndriçuar mirë, për të na kujtuar gjithmonë se fati i këtij populli shpesh ka qenë në dorë të gënjeshtarëve, se fati i këtij populli është nxirë nga lakmitarët e zullumqarët, se fati i këtij populli është dreqosur nga lustraxhinjtë e tij, që mbasi e vrasin dhe plagosin, i çojnë falas makinat e funeralit dhe fashat për t´i lidhur plagët. Këtu nuk hyn dot më asnjë furçë, këtu nuk zgjidh punë më hipokrizia, këtu do të nisë fillimi i fundit të atyre, që fjalën e parë që shqiptojnë çdo mëngjes, e kanë “pushtet”!