E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guerlain shpallet fajtor për racizëm

Një nga emrat e njohur të kozmetikës në Francë Zhan Pol Guerlain, u shpall fajtor për komentet e tij raciste.
 

Gjatë një interviste për Francë 2, duke treguar për krijimin e parfumit të njohur Samsara, ai tha se kishte punuar si një zezak, megjithëse besonte se ata ishin dembelë.
 

Ai do të paguajë një gjobë prej 6000 mijë eurosh për deklaratën që daton në vitin 2010.
 

Guerlain e trashëgoi shtëpinë e parfumeve nga gjyshi i tij në vitin 1959. Kompania u distancua nga deklarata e tij, duke i cilësuar të papranueshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›