Guiardiola: Mançesteri është plot kualitete
Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka lavdëruar Mançester Junajtid si ekip të “jashtëzakonshëm” para përballjes së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj në “Ëembley”. Guardiola udhëhoqi skuadrën e tij që mposhti Espanjolin 2-0 në derbin katalan në “Camp Nou” të dielën duke kaluar në vetëm një pikë afër titullit ndërsa në situatë identike është edhe ekipi i Sir Aleks Fergusonit, që të dielën fitoi 2-1 në shtëpi kundër Çelsit. Guardiola është i vetëdijshëm për kualitetet dhe fuqinë e Djajve të Kuq. “Ata luajtën ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Shalkes me një ekip plot me rezerva dhe fituan 4-1 dhe kjo tregon kualitetet që kanë. Ata kanë ekip të mirë me dy formacione dhe futbollistë të jashtëzakonshëm”, deklaroi Guardiola.