L.A Lejkërs eliminohet,Çikago vështirëon pozitat
Kampioni i NBA në sezonin 2009/2010, Los Anxheles Lejkërs u eliminuan nga lufta për titull në këtë sezon. Ata humbën edhe ndeshjen e katër radhazi nga Dallas Maveriks, i cili kësisoj u bë finalisti i parë i konferencës perëndimore. Dallasi madje në ndeshjen e katërt korri fitoren më bindëse, duke shkelur Kobi Brajantin dhe shokët e tij me rezultatin 122:86. basketbollistët e Dallasit shënuan 20 tre pikësha, nga të cilat nëntë treshe i realizoi heroi i kësaj ndeshje Xhejzon Terri, që realizoi gjithsej 32 pikë. Në finale të Perëndimit, Dallasi do të ndeshet me fituesin e duelit ndërmjet Memfisit dhe Oklahomas. Në Konferencën e Lindjes, Atlanta është në rrugë të bëjë befasi. Në ndeshjen e katërt basketbollistët e saj mposhtën me 100:88 Çikagon dhe pas diasavantazhit fillestar prej 0:2, tashti kanë barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2:2. Xhosh Smith realizoi 23 pikë, 16 ribaund dhe tetë asistime, kurse lojë shumë të mirë tregoi edhe Xhef Tigi, i cili luajti në vend të Kërk Hajnrishit të dmëntuar. Ai shënoi 12 pikë dhe bëri katër asistime. Ndeshja e pestë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luhet të mërkurën në Çikago.