E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guida e veres 2011 sa kushton dhe cfare duhet te vizitoni ne Durres

style=positionrelativez-index2>

Artur Ajazi

Qyteti i Durresit me historine e tij 3000-vjecare por edhe gjithe vija e tij bregdetare edhe kete sezon turistik ka cfare tu ofroje mijera turisteve nga vendi dhe rajoni qe kane nisur prenotimet e tyre ne hotelet fshatrat turistike dhe vilat buze detit. Objektet e shumta muzeale rregulli dhe pastertia e ofruar nga institucionet e shtetit pergjegjese per sezonin e ri turistik 2011 masat e marra duket se jane nje ogur i mire jo vetem per te ardhurat e bashkise dhe komunave te zonave bregdetare por edhe vete biznesit durrsak e me gjere.

Ofertat 2011

Ofertat turistike 2011 duket se jane joshese per pushuesit vendas dhe te huaj. Ajo qe eshte premtuese per zhvillimin e turizmit ne Durres eshte fakti se numri i pushuesve ne kete qytet ka ardhur ne rritje. Kjo ka ardhur per shkak te investimeve qe jane kryer vitet e fundit ne plazhin e Durresit ne drejtim te infrastruktures me ndertimin e rruges se plazhit shetitores me parametra evropiane permiresimit te sherbimit nivelit te larte te pastertise dhe higjienes.

Aktualisht Durresi ofron nje sistem hotelerie te nje niveli shume te mire dhe cmimet qe ofrojne hotelet jane te pranueshme dhe te leverdishme. Nje pjese e mire e hoteleve me prestigjoze ne Durres prezantojne online cmimet qe ofrojne per pushuesit. Duke pare online cmimet e hoteleve ne Durres rezulton se hoteli me 5 yje Adriatiku ne plazhin e Durresit ofron cmimin prej 47 euro per krevat ne nje kohe qe ne nje dhome me 2 veta cmimi eshte 47 euro per krevat Hotel Nais me 3 yje ofron cmimin prej 20 euro per krevat ne nje dhome me 2 veta dhe 30 euro ne nje dhome teke hotel Arvi ofron cmimin 30 euro per nje dhome me 2 persona dhe 60 euro per nje dhome teke hotel Belvedere ofron cmimin prej 19 euro per nje dhome me 2 veta dhe 30 euro ne nje dhome teke hotel Ani ofron cmimin prej 25 euro per nje dhome me 2 persona dhe 40 euro per nje dhome teke hotel Tropikal ofron cmimin prej 30 euro per nje dhome me 2 persona dhe 60 euro per nje dhome teke hotel Benilva ofron cmimin prej 20 euro per nje dhome dyshe dhe 30 euro per nje dhome teke.

Per sa u perket cmimeve qe ofrojne banesat private ne plazhin e Durresit te cilat mendohet se thithin dhe rreth 45 te fluksit turistik.

Plazhet

Ne veri te Durresit rreze kodrave te tij gjendet dhe plazhi i Currilave ku ujerat e detit jane te thella dhe ku plazhi shkembor eshte i mbrojtur mire nga ererat qe vijne nga toka ne nje kohe qe ofrohen dhe sporte detare si vozitje sporte ujore etj.

Nje fakt tjeter per turizmin ne Durres eshte se ne qytet gjenden objekte mjaft te rendesishme te cilat perbejne potenciale mjaft te favorshme per turizmin kulturor sic jane Amfiteatri i Durresit forumi bizantin muzeu arkeologjik ku jane te paraqitura periudhat greke dhe romake Torra Veneciane xhamia Fatih Monumenti i Rezistences i cili i dedikohet luftes se armatosur kunder pushtimit fashist nga Italia ne 7 prill 1939 Muzeu Etnografik etj. ne nje kohe qe qyteti nepermjet portit lidhet me tragete me qytetet italiane te Barit Ankones dhe Triestes.

Amfiteatri

Amfiteatri 3-mijevjecar i vetmi ne llojin e tij eshte zbuluar ne vitin 1966. Te dhenat me te rendesishme per ekzistencen e amfiteatrit i ka dhene historiografi i shquar shqiptar Marin Barleti ne shek. XVI i cili shkruan se ne Durres ndodhet nje arene ose amfiteater i ndertuar me zgjuarsi dhe mjeshteri te admirueshme Amfiteatri eshte zbuluar nga Vangjel Toci. Me vone aty kane zhvilluar ekspedita edhe arkeologet Lida Miraj dhe Afrim Hoti. Ne fund te viteve 1960 per zbulimin e amfiteatrit jane zhvendosur 50 familje dhe jane prishur 33 banesa private. Ekspeditat intensive jane zhvilluar ne vitet 1967-1970. Amfiteatri i Durresit ka arkitekture romake dhe eshte ndertuar ne fund te shek. I p.k. ne periudhen e perandorit Hadrian. Amfiteatri ndodhet ne qender te qytetit dhe 350 metra larg detit ne drejtimin jugor. Ndertimi i tij fillon ne rrafshin e arenes ne kuoten 5.50 metra mbi nivelin e detit. Dy te tretat e tij mbeshteten ne koder. Boshti i madh i amfiteatrit eshte 127 metra ndersa boshti i vogel 103 metra. Permasat e arenes me forme ovale jane perkatesisht 63 dhe 39 metra. Galerite e amfiteatrit jane shfrytezuar disa here si vende ekspozitash arkeologjike ndersa ne vitin 2004 jane organizuar disa spektakle artistike. Rrenimi i amfiteatrit ka nisur ne shekullin V kohe ne te cilen perandoret tashme te krishtere i ndaluan ndeshjet vdekjeprurese te gladiatoreve.

Rrotonda Bizantine e Anastasit te Pare

Ndertuar ne kohen e Perandor Anastasit I 491-518 me origjine nga familjet senatoriale te Dyrrahut. Ndertuar me material tulla e llac ndertim karakteristik i kesaj periudhe ku shenohen mbi tulla dhe vula te ketij perandori si dhe te punishteve shteterore ergasterive. Behej rrethimi i qytetit me kurore te trefishte gjatesi lineare 35 km lartesi muresh 12 m ndersa gjeresi sic vinte ne dukje historiania bizantine A. Komnena sa per te kaluar brinjas njeri tjetrit kater kalores. Edhe perandori tjeter me origjine ilire Justiniani 527-565 ndermori vepra me karakter mbrojtes sic njihet Porteza ose Porto Romano ne veri te qytetit.

Forumi rrethor ne qender te qytetit

Ajo ndodhet prapa pallatit te kultures A. Moisiu fundi i shek. V pas Krishtit. Se bashku me Termat publike te periudhes romake poshte themeleve te pallatit te Kultures krijon nje ansambel nje ishull arkeologjik ne qender te qytetit. Forumi ka qene i ndertuar ne formen e nje portiku rrethor ne mesin e te cilit gjendet nje pjese me e ngritur. Vete Rrotonda me diameter 40 metra eshte e shtruar pjese-pjese me pllaka. Bazilika e Arapajt trikonke shek. VI mbas K. permasa 69 x 28 m nje nga bazilikat e medha te vendit me tre nefe atrium e kuadriportik. Ndodhet 6 km ne lindje te qytetit ne zonen turistike te Plazhit ne fshatin Arapaj.

Torra Veneciane dhe Muri Turk

Nje ndertim karakteristik i shek. XV kulle e rrumbullaket ndertuar me blloqe guri gelqeror ku nderfuten dhe pjese arkitektonike te periudhave te meparshme sic eshte blloku i gurit gelqeror me figuren e Hermesit ne funksionin e mbrojtesve te tregtareve. Po e kesaj periudhe eshte dhe Keshtjella e Siperme edhe ketu nje kulle e rrumbullaket. Ajo ka nje diameter prej 16 metra dhe lartesi 9.1 meter. Nje objekt i rralle eshte edhe turk i ndertuar nga pushtuesit turk duke e kthyer qytetin pas vitit 1501 ne garnizon ushtarak. Pergjate ketij muri ndertohet dhe Kulla me Sahat dhe ne brendesi te Lagjes Kala ndertohet Hamami Mesjetar dhe jashte tij ne Lagjen Varosh Pusi i Tophanes.

Termat pishinat e kohes

Ne afersi te teatrit Aleksander Moisiu ndodhen edhe termat e periudhes romake. Nga pjesa e tyre e ruajtur mund te dallohet caldarium salla me uje te nxehte dhe piscina e cila eshte e shtruar me pllaka mermeri te zi dhe te bardhe te kombinuara ne forme guresh shahu. Termat kane pasur edhe ambiente te tjera apodyterium salla e zhveshjes tepidarium salla me uje te vaket frigidarium salla me uje te ftohte.

Pusin i Tophanese

Ndodhet prane rruges Aleksander Goga pas godines se Prokurorise se rrethit 200 metra larg qendres se qytetit. shte restauruar nga Atelieja e monumenteve ne vitin 2005. Monumenti mesjetar i cili per disa shekuj me radhe kishte sherbyer si burim uji per lagjet qendrore te Durresit dallohet per kolonat dhe pjeset e pusit qe jane rivendosur ne hapesiren prej 25 metra katrore. Sipas historianeve pusi mesjetar i ka sherbyer me pare nje punishteje per prodhimin e barutit cka i dha emrin Tophane.

Xhamia mesjetare Fatih

Xhamia eshte ndertuar ne rrenojat e nje bazilike mesjetare te krishtere e cila perbehet nga salla e lutjeve me nje plan drejtkendesh e mbuluar me cati druri qe ndjek ne pergjithesi linjat e mureve anesore te bazilikes. Portiku dhe minarja datojne te nje periudhe me te vone. Xhamia Fatih nga banoret quhet ndryshe edhe xhamia e vogel. Mendohet te jete ndertuar ne vitet 1502-1503 si nje nga ndertimet e para pas pushtimit osman. Duke qene i lehte nga pikepamja e ndertimit ky tip ishte i mundshem per ndertesat e cilido qender-qytet apo fshat.

Shtepia Muze Aleksander Moisiu

Shtepia e Aleksander Moisiut eshte peruruar si shtepi muze ne shtator 1982. Ketu ka kaluar femijerine e tij aktori me origjine shqiptare Aleksander Moisiu ne vitet 1884-1889 ku ka kryer dhe vitet e shkolles fillore. Ne dy dhoma shpalosen ne stenda biografia e tij familjare dhe artistike bazuar ne dokumente autentike kurse ne dhomen e dyte paraqiten vepra arti te krijuesve vendas per figuren e aktorit te madh. Muzeu etnografik eshte hapur ne vitin 1982 ne ambientet e shtepise karakteristike durrsake te shek. 19 aty ku ndodhet shtepia muze e Aleksander Moisiut. Jane ekspozuar objekte origjinale te mjeshterise artizanale te banoreve te Durresit e te rrethinave te tij. Permban koleksion te pasur te veshjeve popullore te treves etnografike te kesaj zone te Shqiperise se Mesme si dhe punime artizanale ne material leshi mendafshi pambuku briri bakri e guri. Ne rrethin e Durresit perfshihet nje pjese e krahines se madhe etnografike te Shqiperise se Mesme. Ne Durres ka kosovare dhe came te shperngulur qe kane ruajtur tradita te vecanta etnografike e folklorike.

Muzeu arkeologjik

Muzeu Arkeologjik ndodhet perballe shetitores kryesore te qytetit e cila mban emrin Taulantia dhe eshte peruruar me 13 Prill 2002. Muzeu i ri ka rreth 2000 objekte te ekspozuara dhe te klasifikuara sipas kronologjise se zhvillimit te qytetit qe nga periudha arkaike deri ne Mesjeten e hershme. Nentoka e Durresit duke qene se qyteti aktual eshte i ngritur teresisht mbi te vjetrin eshte nje burim i vazhdueshem zbulimesh te reja dhe per kete arsye eshte shpallur muze dhe mbrohet me ligj te vecante. Durresi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrah u ndertua nga Iliret Taulante dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.k. Banoret e pare te Dyrrahut para ilireve te quajtur protoiler pellazge ngriten ne rrethinat e ketij qyteti vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare zona me e pershtatshme per banim ishte ajo e lumit Erzen Ululeus si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn. Mbreti Epidamn ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje te Malit te Durresit kurse nipi i tij Dyrrak ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi deri ne ditet tona emri Dyrrah-Durresi per vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vertete i mbretit vendas Dyrrah identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit duke shprehur qenien e dy shpateve dy rrahe qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.

Mozaikun e Bukuroshes se Durresit

Mozaiku i zbuluar ne vitin 1916 ka marre emrin nga permbajtja e tij. Vepra i perket shekullit IV para Kr. dhe ka formen e nje elipsi. Mozaiku eshte punuar me gure lumore shumengjyresh. Ne qender te dekoracionit eshte portreti i nje gruaje ndoshta Aura shoqeruese e Artemides e cila qarkohet nga nje dekoracion i pasur lulesh. Mozaiku eshte i ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane. Mozaiku i Hipokampit Ky mozaik eshte zbuluar ne themelet e nje banese. Ai eshte i punuar me tekniken bardhe e zi dhe paraqet 4 skena me motive nga mitologjia te punuar me kubike te zinj ne sfond te bardhe. Mozaiku i Orfeut - Ky mozaik eshte zbuluar vetem pjeserisht ne vitin 1988 ne bodrumin e nje shtepie. Germimet arkeologjike kane nxjerre ne pah vetem nje pjese te kesaj vepre qe paraqet figuren e Orfeut rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Ky eshte vleresuar si nje veper me vlera te rralla per nga pasuria e figurave dhe realizimi i tij. Mozaiku i perket shekullit II pas Kr.

Mozaikun tek Pallatit te Sportit

Mozaiku eshte zbuluar ne vitin 1968 gjate punimeve per ndertimin e pallatit te sportit Ramazan Njala. Ky mozaik i perket shekullit III-IV pas Krishtit. Ne te jane paraqitur motive te ndryshme si gjethet e akanthit luspat e peshkut gersheti etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›