Gul kundër BE: Jo paqes së imponuar për Lindjen e Mesme
"Turqia ka mbështetur gjithmonë krijimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin-Lindor", tha Gul gjatë një konference shtypi me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për vizitë në Ankara.
Por, vazhdoi ai, "pa marrëveshjen e aktorëve kryesorë të problemit lidhur me mënyrën që duhet ndjekur për të arritur këtë objektiv, ne nuk besojmë se mund të arrihet në diçka, madje kjo edhe mund të cënojë përpjekjet aktuale", vlerësoi kryetari i shtetit turk.
Gul reagoi ndaj deklaratave të bëra dje nga Përfaëqsuesi i Lartë i BE-së për politikën e jashtme, Havier Solana. Sipas tij, Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të imponojë një zgjidhje që përfshin njohjen e një shteti të pavarur palestinez, nëse rruga pa krye në procesin e paqes vazhdon.
"Pas një date kufi, Këshilli i Sigurimit duhet të shpallë se miraton zgjidhjen me dy shtete. Kjo duhet të përfshijë të gjithë parametrat: kufijtë e këtij shteti, refugjatët, Jerusalemin dhe marrëveshjet në fushën e sigurisë", deklaroi Solana sipas një komunikate të Këshillit të BE-së.