Australi, pinguinët e rrezikuar mbrohen nga snajper
Trupat e ngordhura të këtyre kafshëve, të njohura ndryshe si pinguinët magjistarë, u gjetën në një park në afërsi të portit të Sidnejit.
Shkaktarët kryesorë për ngordhjen e tyre dyshohet se janë qentë e egër dhe dhelprat, të cilët një pinguin i gjatë 40 centimetra nuk është në gjendje t’i përballojë dot.
Qitësit i janë bashkuar një grupi vullnetarësh që prej kohësh ruajnë pinguinët gjatë orëve të natës, kur ata janë edhe me të thyeshëm ndaj sulmeve.