E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me biçikletë nga Kopenhagen në Paris për fëmijët me tumor

Xhiros do t'i bashkohen edhe dy anëtarë të qeverisë Rasmussen, ministri për Zhvillimin, Ulla Toernes dhe ministri i Shëndetësisë, Jakob Axel Nielsen. Bashkë me ta do të jetë edhe djali 19- vjeçar i kryeministrit, Bergur, që së bashku do të përshkojnë 1250 kilometrat që i ndajnë nga kryeqyteti francez.

Për të kompletuar kuadrin familjar, pjesëmarrëse në këtë "tur çiklistik" do të jetë edhe bashkëshortja e kryeministrit, e cila do të jetë pjesë e ekipit mbështetës.

Rasmussen ka marrë pjesë edhe dy herë të tjera në të njëjtën xhiro duke mbajtur veshur një bluzë të verdhë me reklamën e "Rynkeby", një fabrikë daneze që prodhon lëngje frutash dhe sponsorizon organizimin e këtij aktiviteti.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›