E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gumi: Kreu i PS-së ka urdhëruar fillimin e zborit

Deputetët socialistë dhe mbështetësit e tyre kanë nisur një zbor tashmë prej 16 ditësh dhe kjo me urdhër të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kështu pohon ligjvënësi demokrat, Viktor Gumi. Para 16 ditësh, zoti Edi Rama ka urdhëruar fillimin e zborit. Kampit të refugjateve apo fushimit në çadra i mungon vetëm një element thelbësor, transparenca, - tha ai. Gumi duke vënë në dyshim dhe kushtet e grevës së urisë pohoi se deputetet e çadrave që nuk kanë vënë gjë në gojë për 16 ditë rresht - siç thotë kryetari Rama - kanë filluar së fundmi me leje dhe pa leje të ikin nga çadra e zborit. Për deputetin demokrat, zbori që zoti Rama u bën deputetëve në çadrën e fushimit dhe para ish-zyrave të Komitetit Qendror është shfaqja më qesharake që një trupë teatrale mund të vërë në skenë. Ftojmë bllokmenët e rinj të heqin sytë nga zyrat e babit. Këto zyra nuk mund të merren pa vënë gjë në gojë apo me para në dorë që iu jepen zboristëve në çadra, - përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›