Guret e sokakut
Dhimiter S. Shuteriqi, Tregim
Thone se nga malli per njeriun qajne edhe guret e sokakut te vendlindjes se tij. Kjo eshte e vertete. Kush e ka lene vendlindjen per nje kohe te gjate, kete e di mire dhe une s'kam se c't'i mesoj. Kush s'e ka lene, le ta marre me mend: eshte si malli i nenes e i babait.
Porse une e kam mendjen t'ju tregoj dicka tjeter juve sot, per guret e rrugices se shtepise sime ne lagjen Kala te Elbasanit: dicka me shume per te qeshur se per t'u mallengjyer, ndoshta.
Rrugicat tona te Kalase, po dhe te Elbasanit gjithe, ishin tere kalldreme te vjeter, te shkallmuar. Mjeshtrit qe i kishin pase shtruar motit, pa dyshim, kishin punuar me ndergjegje, qe permbi kalldremet e tyre te kalonin rehat jo vetem njerezia, por edhe bagetia. Mjeshtrit kishin punuar qe kalldremet te kishin edhe bukurine qe u duhej, me seren e gureve te medhenj ne mes, te zgjedhur e te vene si kurriz peshku, me te dyja anet e rruges si hark i lehte, qe ujerat te mos rridhnin rrembyer, me vijat rreze mureve te shtepive, te thella sa per te mos qene hendeke e sa per te mos i demtuar themelet e ndertesave.
Po vitet kishin rrjedhur, vite pa numer, dhe motet qene sic jane motet, edhe me ngrica, edhe me zhege te prape, edhe me prapesi te tjera plot. Prapesite e moteve i ndiejne gjer guret e kalldremeve. Ata ndiejne, si dhe njerezit, pushtuesit e huaj shkaterrimtare. Kalldremet tona e kishin pesuar keq, ata ishin bere si mos me zi, ne Kala dhe ne tere Elbasanin.
Elbasanit kenga i thoshte "qytet i bukur" dhe gjelberimi i madh qe ai kishte, e zbukuronte fort. Po kalldremet e vjetersira e rrenoja te tjera pa numer - xhami dhe tyrbe te rrenuara, varreza lagje me lagje dhe cmos - e shemtonin vertet qytetin tone. Kurse komunalja e atehershme, "bashkia" si i thoshin, ose "beledia" ne kohen e Turqise, zor se permendej ndonjehere per kalldremet tona. Ato nuk permendeshin as per cezmat e ujit e jo per tjeter. Ne kohe shirash cezmat nuk rridhnin uje, ato rridhnin ledh. Sa per kalldremet, per ta, ne kohe shirash, me mire mos pyesni. Kalldremet tona nuk ishin kalldreme: ato ishin ulica gropash e pellgjesh te te gjitha llojeve, te cdo madhesie.
Ne Elbasan kemi pasur nje pale varreze, qe zinin nuk e di sa hektare, ne te hyre te qytetit, nga Lindja. C'mjerim e zi qe ndillnin ato, te grumbulluara aty peseqind vjet me radhe! Vdekja e stivosur shesheve. Pikerisht ne ate vend ku elbasanasit sot kane krijuar parkun e tyre te madh te qytetit, kane mbushur me shetitore, me drure, me lulet me te bukura qe di te rrite Elbasani. Dikur aty ishin sheshet e kujes. Emrin e kishin "Vorrezet e Medho". Po nje pale "Vorreze te tjere te Medho" te Elbasanit, ne femijerine dhe rinine time, them se kane qene kalldremet e tij, qe pershkonin anembane qytetin, me guret e ngulur e te shkulur si gure varresh, me gropa si varre te celur.
S'ka dyshim se dhe ato kalldreme qanin per birin e tyre, kur ai largohej e menonte te kthehej e te kalonte neper to. Qan vendi per ty, si qan dhe ti per te, si qan ti per nje kolibe, per traret e saj me bloze. Po kalldremet tona qanin, qanin fort edhe per ata mjeshtrit e zot, qe cekan kishin e pune s'kishin, qe bashkia a beledia nuk u jepte pune per te zbukuruar qytetin e tyre te dashur. Mjeshtrit mallkonin bashkine e beledine, sic i mallkonin kalldremet vete.
Nga kalldremet vuajne me shume pleqte dhe femijet: kjo pale s'di akoma te ece, ajo pale ka nisur te cmesohet. Dhe ne kalldreme si tonat duhej te zgjidhje gurin per te vene kemben, te zgjidhje gropen ku te mos ngecte kepuca; te dije te mbeshteteshe pas mureve ose te shtrengoje fort shkopin ne dore, kur ishe plak e kur ishe i semure. Dhe po te ishe zonje me takat nje pellembe, me mire t'i hiqje kepucet e te shkoje zbathur. Oo, sa hakmarrese kane qene kalldremet tona ndaj zonjave dhe zoterinjve!
Eh, sa here qe jam rrokullisur dhe une femije neper kalldremet e Kalase sone! Aq te mira qofshin! Dhe se mos vetem une. Cili prej shokeve te mi mund te levdohej se ka qene kaq pehlivan, sa te mos e kete pesuar jo nje here, po dhjete, njezet here, ne femijeri po se po, po dhe me pas? As Raku me Himen, qe ishin me te shkathtit nga ne shoket te gjithe, qe mund te ecnin edhe maje telit.
Ishin disa dhjetera gure ne ate rrugicen e shtepise sime, me te cilet isha pare "hena prape", si thote fjala, domethene qe e kishim marre njeri-tjetrin per ters, ose me mire, qe me kishin marre per ters ata mua, se une i varfri c'faj u pata? Beja si beja, pra, qe kur nisa te mbahesha me kembe e te dilja ne rruge te lozja me shoke, dhe bamb kemba pas ketij guri e pas atij, pas atij tjetrit e tjetrit tjeter me pertej, njeri me lendues se i meparshmi. Ishin sidomos tri "pusira", qe ne rrugicen tone duheshin kapercyer. Ti kishe kujdes te paren, po mund te harroje te dyten qe te priste, ose te hutoheshe tek e treta dhe te thyeje hundet. Te thyeje hundet me gjithe mend, t'i beje me gjak. E jo vec hundet: kush thyente krahun, kush kemben.
E shihni kete yll me shtate bishta qe kam mbi temthin e djathte? E kam nga ai guri i trete i tmerrshem, tek i cili u shemba nje mbremje ne hunde e ne buze, me koken perpara, e per pak desh lashe aty syrin. Kur plaga m'u mbyll ne balle, pas nja dy javesh, ne vend te saj mbeti ky yll me shtate bishta. Ime gjyshe, qe shpetova me kaq, beri hoka e tha:
- Tani djalin e kemi me nishan. Po te na humbe ndonje dite, nxjerrim tellallin te therrase se "kush ka gjetur nje cun me yll ne balle, shtatebishtash ylli?", dhe djalin na e sjellin ne shtepi shpejt.
E verteta eshte se kjo nuk ngjau asnjehere, porse ngjau ajo qe dihet: qe une u shemba edhe here te tjera po ne ate vend, ndonese jo me aq rrezik sa te me mbetej edhe nje tjeter nishan permbi vetull. Prape, nja dy here a me shume, e kam ndrydhur kemben ose krahun.
Nje dite prej ditesh, pas shume vjetesh, yllin qe me kishte bere mua ne balle, guri i famshem ia beri edhe shokut tim te ngushte, Rakut, nje yll me shtate bishta, sikur te kishim lindur binjake me te njejtin nishan. I them gurit "i famshem", sepse ai, ne ate vend, kishte ku ta dish sa dhjetera vjet qe nuk lozte dhe lendonte boten.
Qelloi e i shkova Rakut ne shtepi ate dite per pune te shkolles dhe e gjeta me koken ne nje callme. Ne nje kend te dhomes se vetme, ku ai banonte me t'emen te ve, ishte dhe nje qysqi me tere nje cekan. Une rrembej cekanin, Raku qysqine dhe leshohemi jashte, mbushur me meri, qe te vemi e t'i shkulim rrugices ate catall. E shkulim e e bejme cope e therrime. Te kishim qene mjeshter, do te kishim shkulur tere guret e sokakut e do te kishim shtruar me te bukurin, me te rehatshmin kalldrem qe te qe shtruar ndonjehere, le te mos na paguante bashkia.
Rrodhen vitet, si ujerat ne cezmat tona, shpesh te turbullt. Por une isha me me fat se Raku dhe se Hima me te tjere: me ane miku, fitova nje burse dhe vajta e studiova kater vjet jashte, ne nje universitet te Austrise. Mbarova per dentist. Mora zanat, njoha boten, thashe se mbusha dhe koken plot dhe, me mallin e madh te vendlindjes qe me mbushte zemren, te katertin vit u ktheva nga mergimi i larget, prej nga nuk isha kthyer dot asnjehere gjate pushimeve shkollore. Qaja ne zemer per Shqiperine, per Elbasanin, per Kalane. Dhe ne Kala, per mua qanin guret e sokakeve.
Ishte vere, ishte vape. Rridhja i teri ne djerse tek kaloja neper rrugicat e lagjes sone drejt shtepise, i ngarkuar me dy canta si hejbe, te mbushura me libra plot e plot me vjersha, qe kisha shkruar edhe per guret e sokakeve. Nje fllad i lehte lozte neper fiq dhe fletet e tyre, si erashka, me pershendetnin. Kumrite i flisnin shoqja-shoqes "gu-gu!", portokall me portokall, pullaz me pullaz, duke percjelle lajmin e gezuar qe te vinte vrik ne shtepine time:
- Sosi djali!
Pellumbat, ne kaltersine e qiellit mbi koken time, hidhnin vallen se iu kthye shendoshe e mire miku i shtrenjte i femijerise. Gjer edhe hoxha, qe thosh lutjen e zakonshme maje minares, per mua s'dukej se thoshte lutjen, por i lajmeronte lagjes se erdhi vjershetori. Vjershetori nxitonte sa s'i merrej fryma, me "koken plot", ai qe tani do te shkulte tere dhembet e krimbur te Kalase dhe do te mbushte me rruaza te fildishta gojet pa dhembe. Po syte ai i kishte ngulur atje ne fund te rrugices, tek ishte shtepia e tij, me dritaret e hapura, pas te cilave dikush levizte me shami te bardhe ne koke - nena! Si nuk i kupton nena kumrite se c'thone? S'po del qe s'po del ne dritare nena! Njerezit qe me hasnin rruges, bejne gezim e me ndalin sa per nje perqafim, se syte e mi jane mberthyer atje ne fund te rrugices, tek ajo sovajke e bardhe qe vete e vjen dritare me dritare, qe end me vjet pelhuren e mallit te parrefyer. Kisha kenge ne shpirt dhe nuk ecja. Po fluturoja.
Fluturoja ...! Jo, bre. Se dang ma beri kemba pas nje guri te kalldremit dhe rashe, po si rashe? U shemba sa gjate gjere, gjithe ai burre! Zura tere kalldremin. Cantat u celen. Librat e c'kishin u shkaperhapen, vjershat moren sheshin. Mua, me gjithe dy dhimbje te forta, njera mbi njerin gju, tjetra mbi gjoks, me pushtoi nje e qeshur e madhe qe s'tregohet. Dolen grate dhe cupat neper dyert e kush te me coje, kush te me perqafoje, kush te me puthe, kush t'i bertase nenes sime dhe ajo, me ne fund, te dale ne dritare, e trembur e pastaj si e cmendur nga gezimi, therret e bertet shamibardha nene, si e merrni me mend ju vete - e keshtu!
Qame te gjithe, aq sa qeshem, edhe guret e kalldremit, te cileve, sigurisht, u erdhi keq per mua se ma punuan ashtu. Porse ja, duket qe s'me kishin njohur me here te pare - kater vjet pa pare. Apo iu duk se e mbaja hunden perpjete? Ku ta dish? Eeh, sa kuptojne, sa te kuptojne edhe guret e sokakut!
Po ju - kujdes, vajzat e djemte e mi, se dhe asfalti qe eshte asfalt, shkita ka.
Kur eshte shkruar ky tregim
Ky tregim eshte shkruar ne vitin 1958, ne Moske. Ne ate kohe, Dhimitri ka qene shume i semure dhe per 3 muaj rresht kaloi sa nga nje spital ne nje tjeter ne Moske. "Une isha ne Tirane, isha me femije te vegjel, ndersa ai kishte nje problem shume serioz me shendetin dhe rrezikonte t'i pritej kemba. Ne kete kohe, ai me nis nje leter, ku me lutet qe nese kisha mundesi, te shkoja ne Moske", tregon Mynever Shuteriqi, e shoqja. Asaj i dhane leje dhe shkoi. Ai e kaperceu rrezikun, dhe Lidhja e Shkrimtareve te Moskes qe e kishte ftuar Dhimitrin, e coi ciftin ne nje shtepi pushimi te Keshillit te Ministrave te Bashkimit Sovjetik. "Kjo kohe qe nje rilindje shpirterore per Dhimitrin. Gjate periudhes 1-mujore qe ndenjem atje, ai shkoi shume tregime, nje prej se cileve eshte ky qe lexoni ju sot. Me pas, ai e futi kete tregim ne vellimin "60 tregime ne nje". Keto tregime, si dhe shume te tjera, tregojne se nje pjese e krijimtarise se Dhimitrit, ka nje binjakezim te artit me vetveten. Ne shume prej tyre, ai flet ne veten e pare, jo vetem per t'i bere me interesante dhe me te aferta per lexuesin, por edhe sepse aty eshte nje pjese e jetes se tij", pohon Mynever Shuteriqi.