E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mynever Shuteriqi: Jetoj me kujtimet dhe jeten e Dhimitrit

Intervista/ Ne 95-vjetorin e shkrimtarit te mirenjohur, Dhimiter Shuteriqi, flet e shoqja

"E gjej te gjalle mes fleteve. Aty jam une, kam edhe une nje pjesez, pasi kur ai pershkruan dicka, aty gjendem une ose femijet tane. Jeta ime me Dhimitrin eshte ne qindra grimca te jetes se tij". Keto jane fjalet e nje zonje te moshuar, e cila per gati 60 vjet ndau jeten, emocionet dhe pasionin per letersine me bashkeshortin e saj, shkrimtarin e njohur Dhimiter Shuteriqi. Mynever Shuteriqi, qe prej dites kur i shoqi u largua nga jeta, i kalon ditet e saj duke u marre me kujtimet, shkrimet dhe doreshkrimet e tij. Jeton e vetme, ndersa nje pjese te mire te kohes se saj e shpenzon ne studion e shkrimtarit dhe poetit, aty ku jeton shpirti i tij. Me rastin e 95-vjetorit te lindjes se Dhimiter Shuteriqit, ajo tregon ne nje interviste per "KJ" njohjen me te dhe dashurine e pashuar qe i shoqeroi kahere. Sic shprehet ajo, nje artist si ai nuk vdes kurre, jeton mes librave...
Femijet e saj kane insistuar qe ajo te vendose te jetoje me ta, si ne letren e meposhtme te shkruar nga i biri dhe dy vajzat:
"Me vjen keq qe vendose te jetosh vetem. E di qe s'te behet te largohesh nga shtepia jone, ku qosh me qosh e cap me cap jetojne kujtime e perjetime qe te dhane, sic thua, gezimin me te madh te jetes, me babin e me ne femijet. Por eshte koha te kthehesh nga ne. Une Mira, Zana, do te ndiheshim mire te te kishim afer. Prania jote do te na lidhte me ngushte me kujtimet e vegjelise e te rinise sone e para se gjithash, me ju prinderit tane.
"C'ti them tim biri?! Parapelqej t'i pergjigjem me vargjet e poezise "I teri ne nje flete", qe i ati, Dhimitri, shkroi ne spital, pak dite pasi kaloi nje infarkt:

Te kisha vdekur, nuk do te kisha lene vetem
Kujtimet ke, kujtimet jemi ne
Dhe deshirimet qe nuk sosin ende
Ne nje liber, 100 here me gjen
Ne njeze flete jam i teri, gjeje

Fjoralba Shahaj

Zonja Mynever, si ka nisur historia juaj e dashurise me Dhimiter Shuteriqin. Do donim te dinim disa nga detajet me te hershme te takimit tuaj.
Ne moshen 14-vjecare, ndersa me pelqente shume te lexoja, me ra ne dore revista "Bota e re". Me pelqeu shume nje tregim i Dhimitrit, por une mendoja se ai duhet te ishte nje shkrimtar i moshuar, per shkak se temat qe trajtonte kishin te benin me dhimbjen, me varferine, per shtresat e uleta te popullsise, qe nen regjimin e Zogut vuanin shume. Ne vitin 1943 une isha ne vitin e fundit te matures ne Elbasan dhe nje dite prej ditesh na therrasin per t'u mbledhur ne klase, sepse Dhimiter Shuteriqi, i sapoardhur nga Franca, do te bente nje bisede mbi revolucionin demokratik-borgjez ne France. Une u shtanga kur ne vend te atij Dhimitrit qe mendoja, me doli nje djale i ri shume i pashem. Isha ne banke te pare, ndaj e shihja mire, sepse ndodhesha shume prane katedres. Eshte e cuditshme sesi ne menyre te pandergjegjshme, qe ne ate moment une kam regjistruar Dhimitrin, duke nisur qe nga kostumi, pulovra, kepucet etj., sepse me beri shume pershtypje, pasi ndryshonte tej mase nga pedagoget e tjere. Kuptohet, ai vinte nga Franca, kishte nje tjeter paraqitje, nje tjeter performance, per me teper qe ishte edhe shkrimtar e poet. E regjistrova ne subkoshiencen time menjehere. Kur ia tregoja kete, shume vite me vone, atij i bente cudi, si arrija te mbaja mend edhe nje pale syze qe mbante ate dite, me nje rreth ari. Madje me kujtohet qe ne prezantimin tim te pare me te, ne klase, une po perpiqesha t'i shihja syte sepse syzet nuk te lejonin shume. Ne nje moment kuptoj qe edhe ai i kishte syte nga une. Kaq! Pas rreth dy vjetesh, fale rrethanave, ne u takuam ne mal, ku na caktuam te dyve te punonim ne bazen ilegale te shtypit, te vendosur ne nje nga fshatrat me te thelle te Elbasanit. Aty u njohem, punuam bashke, aty u dashuruam, u fejuam. Kur jemi dashuruar, une isha 20 vjece, kurse ai 29. Ndersa kur une mendoja ne moshen 14-vjecare se ai ishte plak, ai ishte vetem 23 vjec dhe ndodhej ne France.

Dime qe dashuria juaj eshte ngjizur ne nje kasolle, apo jo, atje ku ju punuat se bashku?
Po, eshte e vertete. Ne jetuam ne nje kasolle dhish, atje ndodhej shtypshkronja jone e vogel. Gjysma e kasolles ishte e ndare me thupra nga bagetite, por vinte ere e rende. Kasollja ishte e ndertuar me balte, ne flinim perdhe, sepse nuk kishte shtreter. Dilnim mblidhnin thjerreza per te bere shtreter. Hengrem ne nje canak, hoqem veshtiresite bashke, pasi rrinim gjithe naten duke ndjekur radiot e huaja qe raportonin lajme per frontet e luftes anti-fashiste. Kurre s'me kishte shkuar mendja, qe ai une e konsideroja profesorin tim, do te behej bashkeshorti im. Madje, kur me propozuan qe te shkoja te punoja me te ne mal, une e refuzova, sepse nuk isha marre me pune shkrimesh, per me teper qe do ta ndieja veten keq qe te punoja me Dhimiter Shuteriqin. Por, aso kohe nuk kishte refuzim. Me pas, jeta intime qe u krijua mes nesh lindi fale faktit qe Dhimitri me mbante shume afer dhe me kushtonte kujdes qe une te kaperceja veshtiresite. Kjo mua me ngrohu dhe me afroi me te. Vura re se ishte nje njeri i dashur, i thjeshte, sigurisht edhe shume i pashem.

Na ben pershtypje fakti qe ju arrini t'i mbani mend te gjitha kujtimet me te. Si ka mundesi, kaq te forte e keni kujtesen?
Me erdhi djali nga Kanadaja dhe ndersa shihte fotot me pyeste: Mami, a e mban mend ti kur e keni bere kete fotografi?. I them une: Mund te ta them rresht per rresht se kur e kemi bere foton, ku kemi qene dhe pse kemi qene ne ate vend. C'eshte e verteta, kur fillova te shkruaj vendosa nje shenim te libri im:
Kurre nuk me kishte shkuar nder mend qe nje dite do te kisha shkruar kujtime dhe ca me pak nje liber, se nuk e kisha ate prirje, por edhe sepse jeta jone, me te bukuren dhe te vecanten e saj, eshte hedhur me dhjetera e dhjetera grimca ne vepren e Dhimitrit. Qe ne ditet e para te trishta pasi humba Dhimitrin, dhimbja e forte qe ngertheu shpirtin dhe gjithe qenien time, ishte e tille sa beri qe te une gjithcka ishte ngurtesuar. Por ekrani i trurit me beri te me riprodhonte me intensitet te habitshem pareshtuar e me besnikeri copeza nga vitet e gjata te jetes sone. Kjo qe shtysa spontane qe me nxiti te hedh ne leter kujtimet e jetes sone te perbashket. Vura re se edhe femijet kishin deshire te mesonin me shume per jeten e prinderve te tyre, prandaj vijoja per t'ua lene si trashegimi shpirterore atyre dhe niperve tane te dashur, qe i kemi cmuar perhere si thesarin me te vyer te jetes sone.
Keshtu pra, qe ne ditet e para te humbjes se Dhimitrit, une e rijetova jeten. Ne u riktheheshim shpesh kujtimeve te jetes sone te perbashket, jetes ne mal, sepse ishte nje rastesi e cuditshme qe na ndodhi. Gjithe naten rrija zgjuar dhe me kalonin gjithe kujtimet si nje film. Ne mengjes, sa ngrihesha, une merrja lapsin e shkruaja. Nuk kisha menduar kurre se do shkruaja, ndersa vajzat e mia cuditeshin me ato qe beja une, sepse me shihnin qe shkruaja dhe i fusja shenimet ne sirtar. Pas disa ditesh me pyesin: Mami, ca po ben keshtu?. U thashe se doja te shkruaja ato kujtime qe me vinin shume te gjalla. Ato u bene kurioze per t'i lexuar dhe u shprehen jo pa habi se si arrija t'i mbaja mend. "I kam jetuar me shume dashuri e pasion, ndaj i mbaj mend", u thashe. Sidomos jeten e malit e kam shume-shume te gjalle. Si e beme rrugen, cfare kishim ne krah, si ishte veshur ai etj. Dhimitri kishte veshur nje xhup kamoshi, por duke qene se mbante ne shpine disa bateri kamioni qe kishin aciditet, atij iu dogj xhupi. Ia mora une pastaj e ia qepa ate xhupin qe ishte ngjyre vaji, e mbaj mend shume mire. Kishte veshur nje pale kepuce te verdha, me ca vrima siper dhe me tegela, ishin shume te bukura. Ishte si te thuash nje kalcifikim i atyre momenteve qe jetoja. I mbaj mend te gjitha, qe nga kujdesi qe ai me kushtonte si nje vajze e re etj. E kam thene edhe atehere, e them edhe tani, e konsideroj veten me shume fat qe u lidha me kete njeri, sepse ishte me nje bote shume te pasur shpirterore dhe intelektuale, qe te bente t'i perkushtoheshe dhe ta doje.

Ne kemi lexuar disa nga letrat, pjese e leterkembimit tuaj. Na ben pershtypje menyra e shkrimit dhe stili mjaft i vecante i fjaleve te perzgjedhura, permes se cilave Dhimiter Shuteriqi ju drejtohet juve. Kaq pasionante ishit?
Ne ditet e para pas largimit te Dhimitrit, me merr Feride Papleka ne telefon, e cila ka bere pasthenien e librit tim me kujtime. Me pyet se cfare po beja. Une i them: I jam kthyer korrespondences qe kam pasur me Dhimitrin, te cilen e kishim ruajtur me shume kujdes neper dosje. Une iu riktheva ketyre letrave per te gjetur nje qetesi shpirterore. Ajo me pyeti nese mund t'i lexonte, dhe pasi i lexoi, i pelqyen shume dhe shprehu mendimin qe disa prej tyre t'ia bashkengjisnim ketij libri. Ne kemi shume letra, sepse jemi ndare shpeshhere nga njeri-tjetri. Ai duke qene kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve, nje nga intelektualet me ne ze te asaj kohe, ka qene pjese e shume delegacioneve jashte shtetit.(Qesh). Cdo here qe ai ishte jashte vendit, une kam marre nje kartoline ose leter prej tij. Kemi tufa me kartolina. Dhe cdo dite ne keto kartolina ai me shkruante "Te dua me shume se gjithnje". Keto letra jane me te vertete shume te bukura, nuk kane fantazi letrare, jane shume te thjeshta, por kane shume afeksion brenda. Gjate nje kohe, une u semura dhe me duhej t'i beja pushimet vetem, pa femijet, ne menyre qe te clodhesha plotesisht. Edhe kjo periudhe ka qene e ngjeshur me letra. Ndaj mund te them se kemi nje roman me letrat e korrespondences sone. Letra eshte dicka shume e madhe, qe brezit te sotem i mungon, sepse ju sot keni sms me telefon, e-mail-a me internet etj. Por, ne leter une kam shkrimin e atij qe doja, ndaj une e kam rikujtuar permes tyre me shume imtesi jeten time. I them une psh: "Vajta ne plazh me vajzen, te kam kujtuar vazhdimisht ne ato perendimet e bukura qe ti i do aq shume dhe do te doja qe edhe ti te ishe ketu. Jam nxire shume nga dielli dhe po te shohesh, ndoshta nuk do me njohesh". Pra, ka shume intimitet ne keto letra.

Keni ndenjur per periudha te gjata larg njeri-tjetrit?
Nuk kemi ndenjur shume larg, jo. Kur ka qene ai ne Moske, kemi ndenjur pa njeri-tjetrin per tre muaj, pastaj shkova une e ndenja tre muaj atje. Kaq eshte periudha me e gjate. Kur isha ne Kine, ai me shkroi nje leter dhe me thote: Kam kater dite pa te rejat e tua, nuk di si t'ia bej.

Si i kaloni ditet ne keto vite? U riktheheni letrave?
U them miqve tane shkrimtare qe tani e dua me shume Dhimitrin, sesa e kam dashur me pare, sepse ai me ka lene kaq shume gjera per t'u marre, saqe une e harroj dhimbjen, sepse jam duke u marre me punet e tij, per botim etj. Ndaj mua me duket sikur jam gjithmone me te.

A ka vepra te pabotuara te Dhimiter Shuteriqit?
Po, tani kam botuar nja 3-4 vepra shkencore te tij. Ai ka shume doreshkrime, ditare, kujtime, vepra shkencore, vepra letrare, publicistike, ka kujtime etj. Une keto i kam sistemuar te gjitha, i kam vendosur ne dosje sipas viteve dhe problematikes, me qellim qe botimi dhe pergatitja per shtyp e tyre te jete me komode. Nga femijet e mi sigurisht, sepse une e kam jeten te kufizuar tashme.

Si eshte largimi nga jeta i nje personi qe ia ka kushtuar jeten e tij letrave? Ju vete si ndjeheni?
Tani qe jam vetem, vecanerisht tani qe ai ka 95-vjetorin, mendoj qe shkrimtari, njerezit e artit, kane dy jete. Njera eshte jeta biologjike, e lidhur me vepren e tyre, tjetra eshte e lidhur me vepren e tyre. Sa kohe qe shkrimtarit i rron vepra, rron edhe ai. Ndaj une them qe ne kete 95-vjetor te tij, une e ndjej veten mire, sepse ai eshte gjalle.

A kane prirje femijet tuaj per te shkruar, eshte trasheguar talenti i Dhimiter Shuteriqit te ata?
Njera nga dy vajzat, Zana, eshte nje vajze qe ka shume prirje, ka bere nje monografi te shkurter per jeten e te atit, te shkruar shume bukur. Vajza tjeter, Mira, nuk shkruan. Djali eshte fizikant, i pasionuar pas profesionit te tij, por eshte nje person qe lexon shume. Ndersa sa i peket nipit tone, Ben Blushit, sigurisht qe ai eshte nje shkrimtar i afirmuar tanime. Por, ai eshte nje shkrimtar i nje stofi tjeter, ne raport me Dhimitrin, pasi letersia e Benit nuk ka te beje me letersine e gjyshit te tij. Besoj se ajo qe trashegon njeriu eshte ambienti qe e rrethon, sepse Beni eshte rritur mes librash.

Zonja Mynever, sot qe ktheni koken pas, a vereni se ka ndonje gje qe ju ka mbetur peng?
Jo, asgje, perkundrazi, mendoj se kam qene shume me fat.

Jeta dhe vepra e shkrimtarit
Dhimiter S. Shuteriqi lindi ne vitin 1915 ne Elbasan dhe vdiq me 22 korrik te vitit 2003. Ishte shkrimtar, poet dhe studiues i shquar shqiptar. Shkollen fillore dhe te mesme i kreu ne Liceun e Korces. Ka nisur te shkruaje rreth viteve 1930, duke u njohur si publicist dhe shkrimtar per nje periudhe 50-vjecare. Aktiviteti i tij perqendrohet ne fushen e poezise, romani, noveles, por edhe publicistikes. Ai drejtoi per nje kohe te gjate Lidhjen e Shkrimtareve te Shqiperise. Ishte antar i Akademise se Shkencave qe me themelimin e saj me 1972. Po keshtu, ka qene deputet ne disa legjislatura.

* Kanget e rinise se pare (1935)
* Kange (1936)
* Clirimtaret, roman (1952)
* Fyelli i Marisiasit (1963)
* Gjashtedhjete tregime ne nje, tregime (1978)
* Tregime te zgjedhura (1972)
* Nje mal me kenge (1975)
* Kur rendte hena neper re (1982)
* Vershimet e vjeshtes (1984)
* Shkrimet shqipe ne vitet 1332-1850 (1976)
* Autore dhe tekste (1977)
* Mbi Barletin dhe shkrime te tjera (1979)
* Syte e Simonides (1998)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›