E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guri gelqeror, 40 per qind gaz karbonik

Nje “kontribut” te madh ne ndotjen e mjedisit jep edhe procesi i shkrirjes se gurit gelqeror. Keshtu, sipas specialisteve, ne shkrirje perdoren sasi te konsiderueshme guri gelqeror, ku per cdo ton guri dalin 600 kg gelqere dhe 400 kg gaz karbonik, sipas reaksionit kimik CaCo3. Nese me pare ky gaz karbonik disiplinohej, duke u grumbulluar ne gaz goldat, qe sot nuk ekzistojne me dhe prej atyre shperndaheshin neper uzina te tjera (te cilat edhe keto nuk ekzistojne), te cilat e perdornin per qellime teknologjike. Sot gjithe ky gaz leshohet ne ajer, pa marre parasysh demin qe i shkakton mjedisit. Nga konventat nderkombetare, gazi karbonik eshte cilesuar si ndotes potencial. Ndersa ne marreveshjen e Kiotos, ne Japoni, eshte vendosur qe ndotesit e gazit karbonik te mbyllen. Keshtu, nese nuk merren masa, atehere pasojat shendetesore do te jene te medha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›