E Diel, 1 Nëntor 2026

“Radioaktiviteti, nuk na lejojne te kontrollojme”

Sonila Isaku
Kompanite qe ushtrojne aktivitet ne shkrirjen e skrapit te importuar nga Ukraina, nuk lejojne te ushtrohen kontrolle per permbajtjen e lendeve radioaktive. Deklarata eshte bere dje nga Petro Marku, kryetari i shoqates per ndalimin e ndotjes ne Elbasan. Shkolla e kryer ne Rusi e ka ndihmuar qe te njohe mire zonat qe jane prekur nga shperthimi i centralit berthamor te Cernobilit dhe per kete ai deklaron me bindje se skrapi qe vjen nga Ukraina eshte i demshem dhe ka permbajtje te lendeve radioaktive. “Skrapi futet i pakontrolluar dhe ne mase te madhe. Per vete faktin qe shumica vjen nga Ukraina, nga vendi i ndotur. Kjo nuk ka nevoje per nje analize te thelluar, pasi ky vend, qe ka te zhvilluar industrine e metaleve dhe ate te hekurit, nuk ka pse te shese skrapin. Mund ta perdorte dhe ta shkrinte vete”, deklaroi ai. Nderkohe qe, sipas Markut, duke njohur mungesen e kontrollit, i gjithe ky skrap radioaktiv importohet ne vendin tone. Sipas tij, kater jane ndotesit kryesore te qytetit te Elbasanit dhe gjithe zones perreth. “Me potenciali per ndotjen e Elbasanit jane operatoret qe perpunojne skrapin, po keshtu edhe fabrika e cimentos, por kjo e fundit ka bere permiresime duke vendosur filtra. Ne te njejtet parametra jane edhe “Darfo” dhe plehrat nga ndotjet urbane, te cilat jane grumbulluar afer lugines se Shkumbinit”, thekson Marku.
Problemet e Shoqates kunder Ndotjes se Mjedisit ne Elbasan nuk perfundojne me keto situata te veshtira, por edhe me moslejimin per te kontrolluar keto “fabrika ndotese”. Ndonese u eshte dashur qe shume here te kerkojne se si punohet dhe sa vihen ne pune, keta perfaqesues asnjehere nuk kane pasur mundesine te futen ne brendesi te tyre. “Duke pare ndotjen e madhe, qe vazhdon te behet ne Elbasan, ne kerkuam nje takim me perfaqesues te ketyre fabrikave si dhe te dinim se si punoheshin. Por asnjehere ne nuk kemi pasur mundesine qe te shohim se cfare ndotje i shkaktojne Elbasanit dhe gjithe vendit”, pohon kryetari i shoqates, Petro Marku. Sipas tij, ndotja nga lendet radioaktive si dhe ndotja e mjedisit po behen shkaktaret kryesore te shfaqjes se semundjeve me te renda ne kete qytet.
Ndotja, 300 persona vdesin ne vit
Rreth 300 persona mendohet se vdesin ne vit ne Elbasan nga semundje, te cilat shkaktohen nga ajri i ndotur qe leshohet nga perpunimi i skrapit. Sipas perfaqesuesve te shoqates kunder ndotjes, deri me sot nuk jane kryer studime konkrete, sepse nuk ka aparatura qe te masin dozat e radioaktivitetit. “Por, nga faktet qe ndodhin ne jeten e perditshme dhe ne popullin e Elbasanit, vertetohet se ka radioaktivitet. Te dhenat tregojne se pothuajse cdo dite vdes nje njeri nga kanceri apo semundje te tjera te kesaj familjeje”, pohon kryetari i shoqates kunder ndotjes, Petro Marku. Sipas tij, te tjera fenomene qe jane pare kane qene edhe lindjet e njerezve anormale. “Vetem pak muaj me pare ne Elbasan lindi nje femije me goje ujku. Te gjitha keto jane ndryshime gjenetike, qe shkaktohen nga ndotja e ajrit”, pohon Marku. Per te, e vetmja zgjidhje mbetet bllokimi i importit te skrapit nga vendet e Lindjes, pasi edhe ai qe eshte tani perben nje rrezik te madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›