Guri gjigant në mes të autostradës

Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, janë paraqitur pengesa të mëdha në Rrugën e Kombit.
Janë disa vende në autostradë ku paraqitet rrezik nga shembja e gurëve dhe e dheut.
Në disa pjesë, tashmë trafiku po zhvillohet vetëm në një korsi, përderisa autoritetet përkatëse po punojnë për të mënjanuar rrezikun.
Foto që ju e shihni të bashkangjitur është bërë sot në mesditë në Rrugën e Kombit./Indeksonline/