Felps jashte pishines, rivalet marrin medalje
Te enjten per here te pare gjate Olimpiades se Pekinit, notari me i mire i diteve te sotme, Majkell Felps nuk ishte ne qender te vemendjes. Ne fakt, Felps nuk garoi ne asnje finale gjate dites se sotme, duke i mundesuar kesisoj edhe notareve dhe notareve tjera qe te vihen ne qender te vemendjes se mediave. Ne garat e sotme u vendosen edhe dy rekorde te reja boterore dhe ate ne konkurrencen e femrave ne 200 metra flutur dhe ne stafeten 4x200 metra ne stil te lire. Gara me interesante ishte ajo ne konkurrencen e meshkujve ne 100 metra stil te lire, ne te cilen fitores iu gezua francezi, Alain Bernard, me kohen 47,21 sekonda, duke i dhuruar Frances medaljen e pare te arte olimpike ne 100 metra ne stilin e lire. Nderkohe, rekordmeni boteror ne kete disipline Emon Sulivan u detyrua te kenaqet me medaljen e argjendte, me kohen 47,32 sekonda, derisa medalja e bronzte u takoi amerikanit Xhejson Lezak dhe brazilianit, Sesar Sielo Filnjo, te cilet e mbyllen garen me kohe te njejte, 47,67 sekonda. Kampioni i trefishte olimpik, 30-vjecari holandez Piter Van Den Hogenband, i cili ne Sidnei dhe Athine fitoi medaljen e arte ne 100 metra stil te lire, kesaj radhe e mbylli garen ne poziten e peste. Ne garen 200 metra ne stilin gjoks medalja e arte i takoi 25-vjecarit japonezit, Kosuke Kitaxhima, me kohen 2:07.64, qe eshte njeheresh rekord olimpik. Kjo eshte medalja e dyte e arte per japonezin ne Pekin, pasi dite me pare ka fituar edhe ne garen 100 metra ne stilin e gjoksit. Ne kete menyre, Kitaxhima u be notari me i mire ne disiplinen e gjoksit ne historine e Lojerave Olimpike dhe notari i pare i cili ka fituar kater medalje te arta ne kete disipline (ai ka fituar medalje te arta ne keto gara edhe ne Athine). Befasine me te kendshme ne garat e sotme e beri 19-vjecarja kineze, Zige Liu, e cila fitoi medaljen e arte ne 200 metra ne stilin flutur, me rekord te ri boteror 2:04.18. Kjo ishte medalja e pare e arte per Kinen ne garat e notit. Me medalje te argjendte u stolis kinezja tjeter, Liujang Jiao, kurse rekordmenia e deritashme, Xhesika Shiper nga Australia u detyrua te kenaqet me medaljen e bronzte. Nje gare tejet interesante ishte edhe ajo ne stafeten 4x200 metra stil i lire ne konkurrencen e femrave, ku medalja e arte i takoi stafetes australiane, me rekord te ri boteror 7:44,31, qe eshte madje 5,78 sekonda kohe me e mire se rekordi i deritashem.
Humbja
Majkell Felps eshte ne veshtiresi, por gjithsesi u kualifikua per ne garen e 100 metrave bretkose ne Olimpiaden e Pekinit. Amerikani eshte mposhtur ne baterine e tij nga serbi Mirolad Kavic, qe ka vendosur dhe nje rekord te ri olimpik dhe evropian me kohen 50''76, ndersa Felps kapi kohen 50''87.
Humbja
Majkell Felps eshte ne veshtiresi, por gjithsesi u kualifikua per ne garen e 100 metrave bretkose ne Olimpiaden e Pekinit. Amerikani eshte mposhtur ne baterine e tij nga serbi Mirolad Kavic, qe ka vendosur dhe nje rekord te ri olimpik dhe evropian me kohen 50''76, ndersa Felps kapi kohen 50''87.