E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlashi heq dore nga loja Franceska qan Banoret debatojne

Ndersa banoret jane ne dhomen e ndenjes duke biseduar me njeri-tjetrin per temat e tyre te zakonshme Franceska dhe Ermali rrine shtrire ne dhomen e gjumit duke folur per proven ne te cilen Vellai i Madh e ka vendosur Franceken. Ajo thote se ndihet e lodhur dhe se nuk mund te vazhdoje te eksperimentoje me floket e saj. Ermali e keshillon qe te mos pranoje me te sakrifikoje por te thote jo pa e menduar dy here.

Vlashi shkon afer Gentes dhe i thote asaj se nuk mund ta vazhdoje me proven por per te do te vije nje tjeter banor qe te kujdeset duke bere rolin e dados. Banoret shprehen te indinjuar se Vlashi nuk mund te heqe dore kaq shpejt por ai thote pa e zgjatur biseden se tashme e ka marre vendimin perfundimtar.

Franceska vazhdon qe te rrije shtrire me Ermalin ndersa atje shkon Vlashi dhe u komunikon se e ka nderprere proven pasi i dukej sikur po binte ne depresion. Franceska thote se eshte e merzitur dhe se ne nje fare menyre eshte penduar qe ka hyre ne shtepine e Big Brother. Ajo fillon te qaje ndersa Ermali i qendron afer duke i thene se pa asnje problem ajo mund te refuzoje proven per te mos u ndier keq me veten.

Banoret ne dhomen e ndenjes fillojne qe te debatojne me njeri-tjetrin pasi shumica e tyre kerkojne qe ta lene proven. Arbri Klaudja dhe Erioni mendojne se banoret duhet te sakrifikojne sepse keto prova jane te arritshme dhe se mund tia dalin nese vertet do te duan qe ta kryejne.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›