E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gushi sot përballë Gjykatës, pritet masa e sigurisë

Vrasësi dhe grabitësi serial Viktor Gushi do të përballet sot me Gjykatën, ku pritet ti jepet masa e sigurisë. Në bazë të të dispozitave që parashikon ligji, Gushi pritet të marrë masën e arestit me burg, procedurë kjo që do të ndiqet deri në momentin e dhënies së vendimit final të tij.

Përgjatë ditës së djeshme, autorit të vrasjes së arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendarit Rrapo Sinanaj i janë marë kampione gjaku dhe urine, për ti bërë analizat nga ku do të mësohet nëse ai është përdorues droge ose jo. Gjithashtu në kuadër të hetimeve intensive rreth kësaj çështje, prokuroria ka urdhëruar që grabitësi serial ti nënshtrohet një ekspertize psikologjike, për të parë nëse ai vuan mënderisht dhe nëse është i ndërgjegjshëm për veprimet agresive që kryen.
 

Sipas hetimeve intensive të policisë rezulton se Gushi ka kryer 16 - ngjarje të rënda kriminale, të kryera në mënyrë sistematike, për periudhën 2008- 2012, ku mes tyre numërohen grabitjet e disa bankave.
 

Viktor Gushi akuzohet për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi te banka NBG si dhe nga ekzaminimet laboratorike ka rezultuar se me pistoletën e sekuestruar, Gushi ka kryer vrasjen e argjendarit Rrapo Sinani, vrasje të cilat i ka pranuar dhe rrëfyer qetësisht, shto këtu dhe dy plagosje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›