E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, Gjykata “arrest me burg” për Altin Hoxhën, pritet ekstradimi në Itali

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Ali Islamaj. “Shqiptari me sy prej akulli” i arratisur nga burgu në Itali, i njohur ndryshe edhe si Altin Hoxha, 29 vjeç, ka rënë në pranga pas një aksioni të zhvilluar në Vlorë nga Interpol Tirana dhe skuandra e aksioneve speciale të policisë së Romës, gjatë mbrëmjes së të enjtes.
 

Shqiptari i arrestuar në Vlorë, sipas mediave italiane ishte arratisur në 14 janar 2012 nga burgu `Regina Coeli` në Itali. Ndaj 29-vjecarit, Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia Italiane ka kryer 50 “Grabitje me dhunë”.
 

Ai vepronte në vjedhjen e vilave luksoze në qytet të ndryshme të Italisë duke përdorur metoda të ashpra kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë si dhe veprat”, “Mbajtje sendesh të vjedhura”. Ali Islamaj pritet të ekstradohet në shtetin Italian për të vuajtur dhe dënimin, i cili ishte ndërprerë nga arratisja spektakolare që bëri ne fillim te ketij viti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›