Gushti muaji më i përgjakshëm në Siri

Ndërkohë, në vend luftimet po intensifikohen, me forcat e ushtrisë së rregullt që kanë lëshuar një sulm të gjerë frontal, të ndihmuar nga bombardimet e artilerisë dhe të avionëve ushtarakë.
Alepo, kryeqendra e veriut vazhdon të jetë i ndarë në një betejë urbane, ndërsa përplasje regjistrohen edhe në kryeqytetin Damask.
Luftime po zhvillohen edhe në Idlib, qytet i bombarduar rënda gjatë së shtunës.
“Forcat e ushtrisë janë vënë në ndjekje të terroristëve në Alepo dhe në të gjithë vendin”, raportoi gjatë ditës televizioni shtetëror. “Gjatë ditës, shtatë makina të pajisura me mitroloz u shkatërruan, disa terroristë u vranë dhe armët e tyre u sekuestruan”, raportoi ky televizion.
Gjatë të gjithë vendit, disa dhjetëra persona humbën jetën në këto luftime të reja të përgjakshme.