E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa i ‘frikësohet’ Trepçës

Trepça dhe Besa synojnë të shënojnë fitoren e parë në sezonin e ri, pas humbjeve nga Prishtina respektivisht Trepça ’89. Megjithëkëtë pejanët janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë aspak lehtë përballë ‘Xehetarëve’ të përforcuar.

Të shtunën do të hapet xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në futboll. Kjo javë do të sjell disa ndeshje interesante derisa njëra prej tyre do të luhet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë ndërmjet Trepçës dhe Besës.

Pas humbjes nga Kampioni aktual Prishtina, ‘xehetarët’, të cilët gjatë kësaj vere janë përforcuar me 12 futbollistë, synojnë ta shënojnë fitoren e parë në sezonin e ri.

“Ne me lojën e treguar në Prishtinë e dëshmua se jemi pretendent kryesor për titull. Ne çdo lojë hyjmë për fitore edhe pse nuk kemi shumë lojtar me eksperiencë besoj se do të arrijm deri te titulli. Besa edhe pse është e dobësuar lojës do ti qasemi dhe fitorja do të jetë opsioni i vetëm”, thotë mbrojtësi me përvojë Arben Zhjeqi.

Në anën tjetër edhe pse ka mbetur pa shumicën e lojtarëve kryesor Besa nuk do të udhëtoj e dorëzuar në Mitrovicë. Edhe pse janë të vetëdijshëm që nuk do ta kenë lehtë pejanët synojnë të marrin pik në Mitrovicë.

“Trepça ka luajtur shumë mirë me Prishtinën dhe normalisht që nuk do ta kemi lehtë. Ekipit jonë ka mbetur pa komplet mesfusha që për mua janë 4 mesfushorët më të mirë në Kosovës. Megjithëkëtë ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të luajmë pa kurrfarë ngarkese. Nuk do të shkojmë të dorëzohemi”, ka thënë kapiteni i pejanëve Haxhi Zeka.

Të shtunën do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera. Hysi në shtëpi do ta pretë Trepçën ’89 derisa hajmalia do të jetë nikoqir i Dritës.

Superliga - Xhiroja e dytë

E shtune

Trepça-Besa 16.30

Hysi-Trepça ‘89 16.30

Hajvalia-Drita 17.00

E diele

Kosova (V) – Liria 16:30

Feronikeli-Drenica 17:00

E hëne

Prishtina-Vëllaznimi 17.00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›