E Martë, 3 Nëntor 2026

Guterres: Tre muaj lufte dhe nuk kam arritur kurrë të flas me Netanyahun

Kur ka kaluar më shumë se tre muaj luftë mes Izraelit dhe Hamasit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ende nuk ka arritur të flasë me kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu.

Këtë fakt e ka zbuluar vetë zoti Guterres . “E kam telefonuar disa herë, por ai nuk më ka thirrur kurrë”, citohet ti ketë thënë ai Al Jazeeras ndërsa po merrte pjesë në takimin e Davosit.

Zëdhënësi i OKB-se Stephane Dujarric në orët e fundit e përcaktoi marrëdhënien OKB-Izrael si “të ndërlikuara dhe sfiduese”, por siguroi se OKB vazhdon të dialogojë me zyrtarët izraelitë për të lehtësuar operacionet e ndihmës humanitare në Gaza.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›