E Diel, 1 Nëntor 2026

Guti: Nuk i frikësohemi Barcelonës

Në kohën kur Real Madridi po përqendron vëmendjen në duelin kryesor këtë sezon 'el Classico', mesfushori i Los Blancos, Guti, ka lancuar disa komente interesante duke thënë se ai dhe ekipi i tij nuk kanë frikë nga askush.
"Do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme, por ne nuk i frikësohemi askujt. Ne duhet të pranojmë se Barcelona po luan shumë mirë dhe ka lojtarë të mëdhenj. Por jemi mirë të armatosur dhe mund t'i mposhtim ata në çdo moment" theksoi Guti.
Skuadra e Pellegrinit pret të shtunën në Bernabeu skuadrën e Guardiolës, në tentim për të thyer rekordin prej 107 golave në një sezon në La Liga. Mbretërit kanë 100 gola deri më tani dhe janë në rrugë të mirë për ta thyer rekordin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›