Vidiç: Nuk kam thënë se dua të shkoj te Reali
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidiç, ka mohuar sërish spekulimet se ai do të largohet gjatë verës nga United për t'u bashkuar me Real Madridin, duke thënë se ai kurrë nuk e ka menduar këtë ide.
"Kurrë nuk kam thënë se dua të shkoj te Real Madridi. Definitivisht unë do të qëndroj këtu të paktën deri në vitin 2012, dhe më pas kemi kohë të bisedojmë për të ardhmen".
"Po kënaqem këtu dhe këtë mendoj se e kam treguar në fushë. Tani për tani po fokusohem se si të luaj sa më mirë", përfundoi Vidiç.
Përpos Real Madridit, Vidiç ishte lidhur me një kalim te Milani dhe Barcelona.