Mançesteri pa Runin kundër Bajernit

www.albania-sport.com - Trajneri i Mançester Juanitid, Aleks Ferguson, nuk dëshiron aspak të rrezikojë sulmuesin e dëmtuar Uejni Runi kundër Bajerni të Munihut në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Runi dëmtoi ligamentin e kaviljes së tij të djathtë të martën e kaluar kur Junaitid humbi 2-1 me Bajernin në ndeshje e parë.
“Ekipi mjekësor bëri diçka fantastike, por unë nuk jam i përgatitur për të rrezikuar kur lojtari nuk është 100 për qind fit”, - tha Fergusoni.
“Jemi më shumë të fokusuar te ndeshja me Mançester Sitin (17 prill) e ndoshta edhe te ajo kundër Bllekbërnit si një zëvendësues (të dielën), por djaloshi është duke bërë një progres të mirë”.
Ferguson, megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë që Runi të luajë kundër Bajernit në “Old Trafford”.
“Unë nuk mendoj (ai do të jetë në bankinë)”- tha Fergusoni. “Ndoshta ai mund të më thotë mua që të futet në lojë. Është diçka e vështirë”.
Runi ka shënuar 34 gola këtë sezon teksa ekipi synon titullin e katërt rresht në Premier Ligë dhe finalen e tretë rresht në Ligën e Kampioneve.
Pa Runin të shtunën, Junaitid humbi 2-1 dhe u rrëzua në vendin e dytë në Premier Ligë pas klubit londinez.
Pa Runin, Dimitar Berbatov pritet të shënojë golat e nevojshëm për Junaitid, por bullgari rallë i ka filluar si titullar në ndeshjet e mëdha dhe ka shënuar vetëm 12 gola këtë sezon.
Federiko Makeda, një sulmues 18-vjeçar, i cili shënoi të shtunën, është një tjetër opsion. Ai parashikohet të jetë në bankinë kundër Bajernit pas një sezoni me dëmtime.
"Është duke u rikthyer. Është një talent i frikshëm dhe lojtar real i zonës së vogël”, - tha Fergusoni. “Nuk e shikoj atë në formacionin startues, por ai mund të luajë ndonjë pjesë loje”.
Bajerni udhëtoi në “Old Traford” pasi mundi Shalken 2-1 dhe rifitoi vendin e parë në Bundesligën gjermane. Arjen Roben, i cili mungoi ndeshjen e parë, si dhe qendërmbrojtësi Daniel van Buyten, i cili u dëmtua të shtunën, shpresojnë të jenë gati për aksion në “Old Traford”.
“Dëmtime i vogël erdhi në një kohë të keqe. Jam realisht i lumtur që do të luaj”, - tha Roben. “Jam gati, jam këtu dhe nuk kam udhëtuar vetëm të jem në listën e lojtarëve”.
Me Bajernin, që prej nëntë vjetësh nuk arrin në gjysmëfinale, lojtarët presin një përballje të vështirë.
“Mançester për mua është favorit. Luan në shtëpi. Ata janë së bashku edhe me Barcelonën favoritët për të fituar kompeticionin”, -tha Mark van Bomel. “Por është e rëndësishme për ne të shkojmë më tej, jo vetëm për impaktin financiar, por dhe për imazhin e ekipit”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 06 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili