E Diel, 1 Nëntor 2026

Guti: Reali do të luftojë për sukses

Mesfushori i Real Madridit, Guti, thotë se skuadra e tij do të luftojë për ta fituar edhe këtë sezon titullin kampion të La Ligas, ndërsa ka shpjeguar se rezultatet e dobëta kanë qenë si pasojë e numrit të madh të lëndimeve. "Ne do të luftojmë deri në fund të sezonit për ta fituar titullin e La Ligës dhe Ligën e Kampionëve, ashtu siç bëjmë gjithmonë". "Mendoj se rezultatet e dobëta kanë qenë si pasojë e numrit të shumtë të lojtarëve të lënduar", është shprehur spanjolli. Sido që të jetë, Los Merengues për t'u kthyer në garën për titull duhet të shfaqin ekstra-performanca, ndërsa në Ligën e Kampionëve duhet që njëherë ta tejkalojnë barrierën Liverpool.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›