E Shtunë, 31 Tetor 2026

L'Equipe publikon lojtarët më të mirë të vitit

Gazeta sportive franceze "L'Equipe" i ka publikuar emrat e lojtarëve më të mirë për vitin 2008 në bazë të votave të gazetarëve sportivë dhe tifozëve. Në bazë të përzgjedhjes së gazetarëve top-njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë për vitin 2008 kanë qenë: Portier: Iker Casillas, Mbrojtës: Dani Alves, Rio Ferdinand, Nemanja Vidic, Patrice Evra, Mesfushorë: Xavi, Stiven Gerrard, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Sulmues: Zlatan Ibrahimovic, Fernando Torres. Në bazë të votave të tifozëve, sipas "L'Equipe" pesë lojtarët më të mirë për këtë vit janë zgjedhur:Franck Ribery (29.601 vota),Stiven Gerrard (28.418 vota),Cristiano Ronaldo (26.728 vota),Lionel Messi (25.073 vota)
Philip Lahm (19,526)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›