Guttenberg :Mbështetje për Kosovën, pavarësisht vendimit të GJND-së
Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën pavarësisht vendimit të GJND-së. Kështu u shpreh ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl Theodor Guttenberg, në një takim me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.
"Jemi në pritje të një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që po shqyrton ligjshmërinë për pavarësinë e Kosovës. Natyrisht që pas këtij vendimi do të ketë zhvillime. Nuk e di se çfarë. Mirëpo ajo që mund të them është, se qëndrimi i Gjermanisë për pavarësinë është artikuluar më herët dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë", tha ai.
Ai pohoi gjithashtu se reduktimi i trupave do të vazhdojë në varësi nga zhvillimet në çështjes së sigurisë në Kosovë.
"Angazhimi i trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë nuk do të ndryshojë. Ndërkaq reduktimi do të vazhdojë në varësi nga zhvillimet në Kosovë, përsa i përket çështjes së sigurisë. Qeveria gjermane mendon që reduktimi duhet të ndodhë si vendim i përgjithshëm i KFOR-it, jo si vendim individual shtetesh" theksoi Guttenberg.