E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofensivë e re në Pakistan, vriten 28 kryengritës talebanë

Si pasojë e luftimeve mes trupave qeveritare dhe ekstremistëve myslimanë në rajonin kufitar pakistanezo-afgan u vranë të paktën 28 kryengritës.
Sipas të dhënave të një zëshënsi të ushtrisë forcat e armatosura kanë sulmuar me tanke, artileri dhe helikopterë luftarak pozicionet e ekstremistëve në rajonin pakistanez Oraksai.
Sulmet janë pjesë e ofensivës së re kundër luftëtarëve talebanë radikal-islamikë, të cilët janë tërhequr në këtë rajon nga Vaziristani jugor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›