E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lieberman: Lufta kundër terrorizmit, mision botëror

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme Avigdor Lieberman, pas atentatit të dyfishtë në metronë e Moskës, deklaroi se lufta kundër terrorizmit është një mision botëror.
Lieberman i shprehu ngushëllimet e tij homologut rus, Serguei Lavrov dhe nënvizoi se "lufta kundër terrorizmit është një mision botëror sepse asnjë vend nuk do të bëhet strehë e sulmeve të ekstremistëve".
Kryeqyteti rus është goditur 10 vitet e fundit nga një sërë shpërthimesh të përgjakshme të marra përsipër nga militantë çeçen, por ato janë bërë më pak të shpeshta kohët e fundit. Atentati i sotëm ishte më i përgjakshmi që prej vitit 2004.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›