Guvernatoret e Evropes Juglindore mblidhen ne Serbi
29/10/2010Nxitja e investimeve
Gjetja e shtigjeve te reja per nxitjen e rritjes se investimeve ne vendet e Evropes Juglindore ishte nje nga temat ne te cilen u fokusua takimi i zhvilluar ne Serbi pak dite me pare ku mori pjese edhe nje delegacion i Bankes se Shqiperise i kryesuar nga Guvernatori Ardian Fullani. Konferenca rajonale mbi Financat dhe Investimet per Evropen Juglindore ishte organizuar nga Euromoney ne Beograd te Serbise. Forumi ishte konceptuar ne formen e paneleve me tema specifike ku nje vend te vecante kishte edhe paneli i guvernatoreve te Bankave Qendrore. Diskutimet e ketij paneli u perqendruan mbi sfidat e bankiereve qendrore ne shmangien e pasojave negative te krizes jo vetem ne kuadrin e stabilitetit te sistemit bankar por edhe ne orientimin e politikes monetare. Burime zyrtare te Bankes se Shqiperise bene te ditur se temat kryesore te diskutimeve ne konferencen e ketij viti ishin te fokusuara me konkretisht edhe ne gjetjen e shtigjeve te reja per te terhequr sa me shume investitore dhe projekte ne zhvillimin e vendeve te Evropes Juglindore. Ky forum eshte nje organizim i pervitshem i cili mbledh ne nje tryeze te perbashket diskutimi figura te njohura te fushes ekonomike politike dhe financiare te vendeve te Evropes Juglindore.