Shqiperia borxh 300 milione euro
TIRAN- Qeveria heq dore nga sipermarrja per uljen e borxhit publik. Nje dite me pare Ministria e Financave lajmeroi marrjen e nje borxhi 300 milione euro nepermjet emetimit te eurobondit ne tregun nderkombetar te kapitaleve.
Shuma pritet te rendoje edhe me tej borxhin publik te vendit nderkohe qe qellimi final i huazimit se kesaj shume eshte shlyerja e nje tjeter borxhi te marre ne vitin 2009 ne vleren e 200 milione eurove me interesa tejet te pafavorshme.
Borxhi ka nje norme interesi 7.5 per qind dhe kohezgjatje pese vjecare.
Ne konferencen e djeshme per shtyp Ministri i Financave Ridvan Bode e vleresoi me nota pozitive arritjen e nje marreveshje per sigurimin e nje financimi ne vleren e 300 milione eurove duke e cilesuar kete nje shenje besimi ndaj ekonomise se vendit.
Kreu i financave e cilesoi te leverdisshme nje marreveshje te tille duke marre parasysh kushtet ne te cilat ndodhen tregjet.
Marreveshja eshte me leverdi pasi ne deri me sot jemi sherbyer ne tregun e vendit dhe nje kredi ne euro e cila nuk eshte e lehte te sigurohet ne tregun e brendshem dhe me nje afat te tille 5 vjecar sic eshte eurobondi do te ishte shume me e shtrenjte se sa kredia e marre ne tregjet kapitale - tha Bode.
Parlamenti autorizoi qeverine te marre deri ne 400 milione euro borxh me nje interes maksimal deri ne 8.5 per qind. Pasi doli ne treg Shqiperise i eshte ofruar nje shume prej 300 milione euro me norme interesi 7.5 per qind.
Huaja e marre do te perdoret per shlyerjen e pjeses se mbetur te kredise se marre ne pranvere te vitit 2009 me interesa te larta.
Po ashtu keto para do te perdoren edhe per shlyerjen e kredive tregtare te marre ne valute ne tregun vendas. Ne thelb qeveria po shlyen borxhin me borxh por kjo praktike nuk eshte cilesuar e demshme nga maxhoranca per aq kohe sa interesat e huase se fundit jane me te leverdishme se ato te te pares.
Nga ana tjeter specialiste te fushes e kane pare me teper shqetesim kete levizje ne nje kohe kur kerkohet stabilizimi i treguesve te borxhit te vendit.