E Shtunë, 31 Tetor 2026

do shqiptar ne 2013 do te kete 3165 dollare borxh

Ish-kreu i Financave aktualisht anetar i Komisionit te Ekonomise Arben Malaj shpjegon transaksionin e fundit te qeverise per marrjen e nje borxhi 300 milione euro. Sipas tij marrja e ketij borxhi nuk duhet te trajtohet me eufori pasi nuk eshte eurobondi qe do ta lehtesoje ekonomine por kostoja me te cilen ai do te sherbehet.


Ne nje analize qe i ben borxhit publik te vendit nder vite Malaj shpjegon se borxhi qe cdo shqiptar ka patur ne bitin 2005 ka qene rreth 1462 dollare ne vitin 2009 ai u rrit ne 2150 dollare dhe nese vijohet me keto ritme borxhi per fryme pritet te shkoje ne 3165 dollare ne vitin 2013.


Z. Malaj Ministria e Financave konfirmoi emetimin e nje bonoje ne vleren e 300 milione eurove si funksionon huamarrja nepermjet bonove ne tregun nderkombetar


Pavaresisht specifikave dhe vendeve ku realizohet tregtimi i instrumenteve te borxheve te vendeve te ndryshme ne thelbin e vet ky eshte nje proces shitblerjeje.


Vendet duan te shesin apo ristrukturojne borxhet per te siguruar fonde qe te financojne buxhetet e tyre. Ne kete shitblerje cmimi i mallit pra i fondeve qe kerkohen nga qeverite percaktohet nga kredibiliteti i vendit nga risku politik nga niveli i borxheve e deficiteve dhe nga risqet per kriza te ardhshme ekonomike e politike.


Nje vleresim te pergjithshem te vendeve qe kerkojne hua e bejne kompanite e specializuara te klasifikimit. Ky vleresim ka nje peshe te konsiderueshme ne vendimarrjen e bleresve dhe ne cmimin e parave qe ata u shesin vendeve te ndryshme.


Kush mund te bleje borxhin e qeverise


Bleresit potenciale pergjithesisht jane institucione financare si bankat fondet e pensioneve dhe fondet e vendeve te vecanta qe kane teprica buxhetore ose kerkojne te shesin para me interesa sa me te larta kjo rrit koston e borxhit.


Mund te marrin pjese edhe individet


Teorikisht po por vleresimi i risqeve te investimeve financiare sie eshte blerja e borxheve te vendeve te ndryshme eshte jo i lehte per individe te vecante. Ata qe kane para dhe kerkojne fitime te larta e te sigurta ua besojne kete operacion investimi bankave apo fondeve te investimeve.


Ndersa ne tregun e brendshem individet kane mundesi te blejne drejtpersedrejti bono ose obligacione thesari. Pjesemarrja apo pesha e tyre ne teresine e instrumentave te borxhit eshte relativisht e ulet.


fare do te thote per Shqiperine marrja e nje borxhi 300 milione euro ne kushtet e tanishme te tregjeve dhe me nje norme interesi 7.5


Vendi yne ka detyrimin te strukturoje borxhin publik nga instrumenta afatshkurtra sic jane bonot e thesarit tremujore deri ne nje vjecare ne obligacione sa me afatgjata. Njekohesisht ka nevoje te ristrukturoje financimin e ekonomise me instrumenta te rinj sic eshte eurobondi.


Por mbi te gjitha vendi ka nevoje te ndjeke nje politike fiskale sa me te pergjegjshme te rrise ritmet e rritjes ekonomike te kete nivele deficiti me te vogla se ritmet e rritjes ekonomike per te ulur borxhin publik dhe kostot e financimit te ekonomise.
Ne vende me deficite dhe borxhe te larta rritet kostoja e parase edhe per konsumatorin dhe investitorin privat duke demtuar rritjen ekonomike te atij vendi.


Konkretisht vendi yne me eurobondin fillon te perdore edhe nje instrument te ri te financimit te ekonomise ndersa sfidat per kostot e financimit jane akoma te medha. Interesat 7.5 per qind plus kostot e tjera indirekte edhe ne kete rast nuk e bejne te lire financimin e ekonomise se vendit tone.

Duke marre parasysh kushtet e publikuara mbi te cilat u emetua eurobondi sa eshte kostoja totale qe duhet te paguaje Shqiperia ne momentin kur do te maturohet ky borxh
Kete do ta analizojme sapo te kemi marreveshjen e nenshkruar. Perfitimi real per qeverine nga eurobondi eshte shnderrimi i nje borxhi me nje kosto te rende ne nje huamarrje me te lehte.


Kredia tregtare me kushte te renda interesi eshte marre nga qeveria me filozofine merr borxh mos pyet per koston dhe shtyje per me vone pagimin e tij. Ndaj qeveria keto vite ka paguar vetem interesin ndersa kredine dhe principalin e saj do ta paguaje ne vitin 2012. Kjo do te rendoje shume buxhetin e atij viti sepse ne pagesat e borxhit te atij viti do te duhet te perfshihen 192 milione euro ose rreth 25 miliarde leke.


Per kete kredi vendi do te paguaje per 5 vite rresht rreth 50 milione euro kosto qe duket se po paguhet dhe perfitimi nga ulja e interesave te eurobondit sipas vete ministrit eshte vetem 10 milione euro.


Eurobondi nuk duhet te krijoje eufori. Risku eshte i madh sepse Kryeministri dhe Ministri i Financave kane folur shpesh per mrekullite cudiberese te eurobondit. Kjo mund te rrise riskun per deficite te larta ne vitet pasardhese.


Nuk eshte eurobondi ai qe e cliron ekonomine nga kriza e borxheve eshte kostoja e tij qe e lehteson ose e perkeqeson ate. Ne thelb jane deficitet e larta borxhet e larta krizat politike dhe ekonomike ato qe influencojne koston e eurobondit.


Ndaj nuk duhet nenvleresuar dhe anashkaluar pergjegjesia e qeverise per te reduktuar deficitin buxhetor te viteve 2011-2013.


Greqia Spanja Portugalia kane vite qe financohen nga eurobondi por kostoja e tij pas krizes ekonomike te ketyre vendeve ishte mbytese ndaj ato po detyrohen te shkurtojne ne maksimum shpenzimet ose te rrisin taksat e konsumit apo te aplikojne tatime progresive.


Cili eshte ndikimi i drejtperdrejte ne xhepat e konsumatoreve


Borxhi publik ne vitin 2013 sipas shifrave zyrtare te qeverise dhe FMN do te jete 2.2 here me i madh se borxhi publik i vitit 2005. Sipas perllogaritjeve te FMN-se nga 4.7 miliarde dollare ne vitin 2005 ai rrezikon qe ne vitin 2013 te arrije ne 10 miliarde dollare. Vetem gjate kesaj periudhe borxhi publik do te rritet me 5.5 miliarde dollare.


Nese ne vitin 2005 borxhi publik i Shqiperise ishte rreth 1462 dollare per fryme ne vitin 2009 ishte 2150 dollare dhe ne vitin 2013 me keto ritme do te shkoje rreth 3165 dollare per fryme.


Nese ne vitin 2005 interesat e borxhit ishin vetem 265 milione dollare ne vitin 2009 ato jane 363 milione dollare dhe ne vitin 2013 rrezikojne te mberrijne ne 578 milione dollare me nje rritje prej 218 per qind. Shqiptaret vetem per periudhen 2005-2013 do te paguajne nje borxh ne rritje prej rreth 5.5 miliarde dollare dhe nje kosto borxhi te rritur me 313 milion dollare.


Rrezikohemi qe jo vone totali i interesave te borxhit te jete i barabarte me totalin e investimeve publike te vendit kjo eshte shume shqetesuese per stabilitetin e financave publike. Shqetesimi eshte jo vetem per nivelin e borxhit por sidomos per koston e tij.
Ka vende qe per shkak te produktivitetit dhe efikasitetit te ekonomive te tyre e financojne borxhin me kosto gati zero.


Japonia ka nje borxh qe shkon deri edhe 300 per qind te Prodhimit te Brendshem Brutor SHBA ka borxh ne rritje por e financojne ekonomine e tyre me kosto te ulet gati zero.


Kostoja e borxhit te Greqise ishte shume me i rende se mesatarja e eurozones ndaj alarmoi gjithe institucionet per riskun e falimentimit te ketij vendi. Ne tregjet nderkombetare ka likuiditete. Ndersa klasifikimi qe ju be ekonomise shqiptare per te marre hua nga keto tregje ishte shume i ulet cka do te thote qe kostoja e borxhit do te jete e larte.


Ekonomia ka nevoje per financime te huaja por jo per borxhe me interesa 10-12 per qind ne euro si ne vitin 2008 kosto e rende qe ekonomia jone po e paguan me rritjen e interesave te borxhit duke filluar qe nga viti 2009.


Qeveria ka deklaruar se me parate qe do te sigurohen do te shlyhet kredia 200 milione euro e marre ne pranvere te vitit te shkuar sa e mundur eshte kjo nisur edhe nga kushtet e marreveshjes duke marre parasysh qe prej me shume se nje viti ne vazhdojme te paguajme interesat


Realisht efekti i eurobondit eshte ristrukturimi i kredise tregtare. Nese qeveria do te respektoje detyrimin per te siguruar stabilitetin e financave publike nese vendi do te dale nga kriza politike eurobondi eshte nje pikenisje shume e mire per te synuar qe financimi i ekonomise sone nga burime te huaja te jete me i madh dhe mundesisht me i lire.


Ne rast te kundert nese vendi do te vazhdoje me kriza politike nese deficitet do te rriten dhe financat publike do te perkeqesohen shume shpejt kostoja e eurobondit do te jete me e rende. Kjo konstatohet ne rastin e Greqise sapo eshte perkeqesuar per Portugaline dhe jo pak rrezik ka ekonomia e Spanjes.


Nderkohe qeveria ka marre persiper uljen e borxhit publik deri ne 54 per qind te PBB-se deri ne fund te vitit 2013 huazimi i 300 milione eurove mund te cilesohet terheqje nga kjo sipermarrje


Fillimisht qeveria premtoi te respektonte keshillen e FMN-se qe ta ulte borxhin ne 50 per qind te PBB-se. Pak me vone por shume shpejt braktisi kete objektiv dhe premtoi se mund ta reduktoje ne 54 per qind. Tani po perpiqet te justifikoje se 60 per qind nuk eshte kritik per ekonomine. Qartesisht kuptohet se qeveria do te vazhdoje te aplikoje deficite te larta buxhetore.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›