E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori Fullani: Kriza qiprioteu lokalizua, s'do ndikojë në Shqipëri

TIRANË – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, prezantoi sot raportin mujor të bankës. "Në aspektin makroekonomik",- tha ai, -"rezulton inflacioni është ruajtur në vlera të ulta. Të dhënat tregojnë një rritje të ngadaltë ekonomike. Kontributi i konsumit dhe investimeve private mbetet i ulët. Defiçiti tregtar për këtë muaj është ulur. Rënia e normave të interesit tregon ecurinë drejt kursimit. Aktiviteti ekonomik pritet të rritet në norma të ulta.

Këshilli mbikqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar, normën bazë të interesit. Ai mbajti parasysh edhe ndryshimin e disa rregulloreve të aktivitetit bankar të biznesit. Pra, ne kaluam paketën e masave kredenciale të Bankës së Shqipërisë".

I pyetur nga gazetarët nëse kriza qipriote ishte një shenjë që eurozona nuk e ka gjetur stabilitetin, Fullani tha se "përgjigja është shumë e gjërë. Trojka i ka marrë tani përgjegjësitë. Këtë e tregoi edhe hapja e bankave dje në Greqi, që tregoi se situata ishte pozitive dhe nuk kishte probleme për më gjerë. Në këtë mënyrë mund të them se problemi u lokalizua dhe kriza qipriote nuk do ketë ndikim në Shqipëri".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›