E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenshkruhet Marreveshja per Taksimin e Dyfishte

Ambasadori Britanik Nicholas Cannon dhe Ministri i Financave te Shqiperise Ridvan Bode nenshkruan sot Marrëveshjen për Taksimin e Dyfishte. Ambasadori Britanik theksoi se keto marrëveshje jane një mjet i rëndësishëm në nxitjen e tregtisë dypalëshe dhe investimeve.
Sipas tij, këto marrveshje luftojnë shmangien e taksave dhe evazionit fiskal, dhe mbrojnë taksapaguesit nga trajtimi diskriminues.Gjithashtu përmbajnë dispozita për shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve tatimore të shteteve.
Ambasadori Britanik ne Shqiperi e quajti kete marrëveshje një hap të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai theksoi edhe potencialin qe ka Shqipëria per te tërhequr investitorët britanike.
Ambasadori Britanik theksoi se për të tërhequr investitorë nevojitet “një sistemi tatimor i parashikueshem me rregulla të ndershme dhe të qëndrueshme, një sistem ligjor që është i ndershëm, objektiv dhe merr vendime të shpejta, struktura efikase që të zbatojnë vendimet gjyqësore, veçanërisht në mbledhjen e borxheve dhe kolateralit; dhe një qeveri që kupton shqetesimet e sektorit privat dhe angazhohet në promovimin e rritjes ekonomike”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›