Drite jeshile per trajneret shqiptare
Trajneret shqiptare qe kane perfunduar kurset e UEFA-s per licencat Adhe B, tashme mund te punojne ne çdo shtet te "Kontinentit te Vjeter". Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i ka hapur driten jeshile pranimit te licences "UEFA A" te Shqiperise. Kursi i pare i ketij lloji eshte zhvilluar ne veren qe sapo lame pas, nderkohe qe ne te ardhmen, asnje trajner i cili eshte i pa pajisur me kete licence nuk do te mund te drejtoje ne Kategorise Superiore. Trajneret shqiptare qe kane licencen "UEFA A" mund te drejtojne vetem skuadra te niveleve te dyta jashte vendit, ndersa ata qe kane "UEFA B" mund te punojne me ekipet e moshave.