E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori i Teksasit Rik Perri kryeson garen mes kandidateve republikane

Guvernatori i Teksasit Rik Perri shpalli kohet e fundit kandidaturen per emerimin e Partise Republikane ne garen presidenciale  te vitit 2012 dhe menjehere ka gezuar mbeshtetjen me te madhe ne anketat e opinionit. Guvernatori Perry eshte popullor mes shume konservatoreve por ai mund te mos gezoje mbeshtetje aq te madhe mes votusve te moderuar dhe te pavarur nese fiton emerimin e partise se tij dhe perballet me Presidentin Barak Obama ne zgjedhjet e nentorit 2012.

Elementi kryesor terheqes i Rik Perrit per votuesit eshte se gjate dekades se fundit Teksasi ka krijuar me shume vende pune se cdo shtet tjeter.

Dhe ne debatet me rivalet e tij republikane ai premtoi te ndjeke shembullin e shtetit te tij per ti dhene shtytje zhvillimit ekonomik ne gjithe vendin.

Po tu japesh njerzve mundesine qe te rrezikojne kapitalin e tyre duke ulur barren e taksave dhe duke zbutur atmosferen e rregullave te tepruara atehere do te shikojme se si ekonomia amerikane merr vrull si nje anije kozmike.

Por rivalet e tij vecanerisht ish guvernatori i shtetit Massachusetts Mit Romni vene ne pikpyetje kritikat e zotit Perri per programin federal te sigurimeve shoqerore per te moshuarit.

Por ceshtja eshte nese ti ende beson se sigurimet shoqerore nuk duhet te ekzistojne si nje program federal ashtu sic mendoje para 6 muajsh kur doli ne shitje libri tend dhe ky program tu kthehet shteteve individe apo deshiron te terhiqesh nga ky qendrim

Kritiket thone se qendrimi konservator i guvernatorit Perri lidhur me sigurimet shoqerore dhe ceshtje te tjera mund ta ndihmoje ate te fitoje emerimin e Partise Republikane por ne te njejten kohe demton mbeshtetjen mes votuesve te moderuar per te cilet ai do te kete nevoje qe te fitoje zgjedhjet presidenciale.

Mark Xhons eshte Shef i Katedres se fakultetit te shkencave politike ne Universitetin Rajs.
Nese fokusi i fushates nuk do te jete aq shume ekonomia dhe vendet e punes por ceshtje te tjera si vlerat shoqerore besimi fetar sigurimet shoqerore mendoj se kandidatura e zotit Perri eshte e destinuar te deshtoje.

Gjate fushates per guvernator zoti Perri mbajti nje qendrim te ashper kunder emigracionit te paligjshem pergjate kufirit gati 2 mije kilometra mes Teksasit dhe Meksikes.

Por ai zemeroi disa konservatore kur mbeshteti nje plan gjithperfshires per reformen e imigracionit.

Ne duhet te hartojme dhe te miratojne nje ligj per imigracionin qe lejon individet te cilet jane ketu thjeshte per arsye ekonomike qe te levizin lirisht ne te dy anet e kufirit.

Mark Xhons thote se ky qendrim mund te perbeje problem per zotin Perri mes votuesve konservatore por mund ta ndihmoje ate te fitoje votat e hispanikeve.

Ai eshte perpjekur te mbeshtese te dyja anet e ceshtjet se imigracionit.

Zoti Xhons mendon se problemi me i madh i guvernatorit Perri mund te jete se disa republikane kane frike se qendrimet e tij me ekstreme mund ta demtojne ate ne garen kunder zotit Obama. Mark Xhons i Universitetit Rajs thote se Mit Romni me i moderuar mund te perfitoje nga kjo.

Ajo qe Mit Romni do te beje gjate 6 muajve te ardhshem eshte ti binde pikerisht keta votues si dhe votuesit e moderuar se Rik Perri nuk mund te fitoje ne zgjedhjet presidenciale ndaj presidentit Obama.

Nderkohe Rik Perri nuk ka humbur asnjehere ne zgjedhje megjithese e gjitha kariera e tij eshte perqendruar ne shtetin e Teksasit. Prova e tij e madhe ne shkalle kombetare do te filloje vitin e ardhshem me zgjedhjet paraprake ne shtetet Ajova dhe Nju Hempsher.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›