E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Sherbimi Postar kerkon ndryshime per te shmangur problemet financiare

Sherbimi Postar i Shteteve te Bashkuara ndodhet ne veshtiresi te medha financiare. Gjate 10 viteve te fundit kjo agjenci ka humbur rreth gjysmen e volumit te dikurshem te punes. Ajo ka dale me humbje prej miliarda dollaresh dhe duket se kjo eshte nje prirje e cila do te vazhdoje. Deri ne fund te ketij muaji sherbimi postar nuk do te jete me ne gjendje qe te paguaje planet e pensionit dhe te mbuloje siguracionin shendetesor te punonjesve te saj. Kreu i Sherbimit  Postar I ka kcrkuar Kongresit te ndrhyje per te miratuar nje sere reformash drastike.

Ne Shtete e Bashkuara ka me shume zyra te sherbimit postar se sa qendra McDonalds kafene Starbucks apo dyqane Wallmart te marra se bashku. Ekzistenca e ketij sherbimi eshte sanksionuar edhe ne Kushtetuten amerikane.

Per Lenroi Line dhe bashkeshorten e tij zyra postare ne periferi te Los Anxhelosit eshte nje pjese jetesore e komunitetit te tyre.

Njoh disa nga punonjesit e asaj zyre i shoh shpesh.

Por kjo poste shume shpejt do te mbyllet pasi kostoja e mbajtjes se saj eshte me e madhe se te ardhurat vjetore. Ne fakt 15 mije zyra postare ne situate te ngjashme financiare kudo ne Shtetet e Bashkuara mund te mbyllen gjate 4 viteve te ardhshme.

Nuk eshte mire pasi eshte nje poste qe i sherben komunitetit.

Por nje zedhenes i Shebimit Postar Ricard Maher thote se njerezit kane ndryshuar menyren e komunikimit dhe te marredhenieve tregtare.

Ne vend te postes perdoret  Interneti.  Njerezit i paguajne faturat tashme permes tij.

Vetem gjate vitit te kaluar Sherbimi Postar humbi 8 miliarde e gjysem dollare. Agjensia parashikon te dale me humbje me rreth 10 miliarde dollare kete vit.

Nese sherbimi postar do te ishte nje biznes i rregullt ne duhet te kishim shpallur falimentimin dhe do te kishim nisur ristrukturimin dhe riorganizmin.

Por meqenese Sherbimi Postar eshte agjenci qeveritare ristrukturimi duhet te miratohet nga Kongresi.  Duke folur perpara nje komisioni degjimor te senatit Drejtori i Pergjithshem i Postave Patrik Donaho kerkoi leje per te ndryshuar sistemin e siguracioneve shendetesore dhe te pensioneve per punonjesit e sherbimit postar. Ai kerkoi gjithashtu qe te hiqet e shtuna si dite pune per Sherbimin Postar.

Duke punuar vetem 5 dite ne mund te kursejme rreth 3 miliarde dollare ne vit.

Zoti Donahe tha gjithashtu se agjencia ka nevoje te shkurtoje  22 mije vende pune deri ne vitin 2015.

Morali ne zyrat e postes eshte shume i ulet.

Kjo punonjese e postes ka punuar aty per 24 vite. Ajo pat menduar se kjo pune do ti jepte siguri financiare.

Kur nisa pune ketu isha ne prag te te tridhjetave. Mendova se me kete lloj pune gjate viteve mund te blija nje shtepi te kurseja para per te cuar femijet ne universitet e keshtu me rradhe. Por me ndryshimet qe mund te behen ne zyrat e postes si pasoje e situates ekonomike mund te kem nje pension te parakohshem.

Edhe nese Kongresi i miraton ndryshimet zedhenesi Ricard Maher thote se qellimi kryesor i Sherbimit Postar do te mbete i njejte.

Ne do te vazhdojme te sherbjeme per cdo biznes apo banor te Shteteve te Bashkuara por ne do te ndryshojme menyren e sherbimit tone dhe duhet ta bejme kete.

Zoti Maher thote se disa nga ndryshimet e pritshme do te marrin jete sapo Kongresi te jape miratimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›