Pergjigjja e Beogradit Kriza te diskutohet ne Bruksel

Serbia ka kërkuar që çështja e pikave kufitare të diskutohet në tryezën e bisedimeve në datën 28 shtator. Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviç u tha gazetarëve se Beogradi ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje përpara bisedimeve në Bruksel. Ai tha se Serbia e shikon si të papranueshme praninë e doganierëve dhe policëve kosovarë në pikat e Jarinjes dhe Bërnjakut.
“Kjo nuk mund të pranohet”, ka thënë Stefanoviç duke theksuar se dy pikat kanë një rëndësi të veçantë në çdo aspekt, si në anën e sigurisë ashtu edhe në atë politike. Ai nuk ngurroi të përmendte planin 6 pikësh të OKB, sipas të cilit në pikat e Jarinjes dhe Bërnjakut duhet të ketë vetëm doganierë ndërkombëtarë dhe se të ardhurat duhet të shkojnë për komunat në veriun e kosovës.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i palës kosovare në lidhje me këtë deklaratë të Stefanoviç. Zv kryeministrja Edita Tahiri nuk nguroi të theksojë se Kosova nuk do të diskutojë ndonjëherë për çështjen e pikave doganore në kufi. Sipas saj, doganat janë tashmë një kapitull i mbyllur.