Guxholli: Perballem me sulm te qellimshem mediatik
Keshilltarja ekonomike e Kryeministrit, Suzana Guxholli, ka reaguar dje mbi nje shkrim te botuar ne gazeten Shekulli, ku thote se eshte bere nje sulm i qellimshem lidhur me gjendjen e saj pasurore. "Ato cka thuhen ne gazete jane shpifje dhe intriga te frymezuara e te nxitura nga ish-bashkeshorti im dhe te perdorura nga politika", - thote Guxholli. "Bej me dije qe te ardhurat e paraqitura ne gjyq per ndarjen e pasurise gjate marteses jane te ardhura te realizuara nga puna ime qe nga viti 1978 deri ne 2005, vit kur jam divorcuar", sqaron ajo, duke shtuar: "Te ardhurat e realizuara jane perdorur per mbajtjen e familjes, burre, grua e te dy femijeve, rritjen dhe shkollimin e tyre dhe per blerje te pasurise se patundshme. Apartamentin e Budapestit, blere ne vitin 1998, ia kam dhuruar vajzes sime para se te kthehesha ne Shqiperi ne vitin 2006 dhe ky apartament eshte ne pronesi te saj". "Bej me dije gjithashtu, - vijon reagimi, - qe te ardhurat jane te realizuara nga projektet nderkombetare, bursat dhe punesimi im prej 9 vjetesh ne Budapest qe i perkasin periudhes 1991-2006, viti kur jam kthyer ne Shqiperi e jam punesuar si keshilltare prane Kryeministrit". Nderkohe, pergjegjesine financiare per femijet, - thote Guxholli, - e kam mbajtur gjithmone une. "E njejta shpifje eshte bere dhe ne zyren e deklarimit te pasurive, organi pergjegjes per deklarimet tona. Deklaroj perseri qe ne pronesine time qe nga viti 2006 gjendja pasurore e imja eshte si ne deklaraten e pasurise prane KLDSH-se", - mbyllet reagimi i Guxhollit.