E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surpriza në grupin A,kualifikohen Greqia dhe Çekia

—- Nga Rozalb Lika —-

Futbolli, sporti më i bukur në botë vërteton edhe njëhër që nuk ka asgjë të sigurtë. Greqia dhe Çekia dhurojnë dy surpriza në mbrëmje duke eleminuar Rusinë dhe Poloninë. Të pabesuëshme verdiktet e natës së mbrëmshme por dëshmuan se në futboll nuk mjfton ta nisësh ndeshjen me avantazh psikologjik,teknik,apo në pikë. Dëshira dhe shpirti luftarak i grekve ishte shumë më i madh se i skuadrës së Dik Advokat. Ndërsa cëkët dëshmojnë se fjalët dhe kritikat ndaj tyre janë të gabuara.

Grqia mund të cilësohet pa frikë si surpriza më e madhe. Grekët janë përballur me plotë kritika para ndeshjes për një lojë të dobët por në fund janë ata që kualifikohen dhe jo Rusia. Takimi u dominua nga skuara e Advokat por me një munges të theksuar qetësie përpara portierit grek Sifakis,duke i kthyer në shtëpi përpara kohe. Rusa në dy përballjet e para dëshmoi një futboll të bukur madje shumë arritën në përfundimin se mund të shkonte aq larg sa të arrinte finale. Heroi i Greqisë është padyshim Karagunisë i cili realizoi në të parën mundësi që ju ofrua. Më një qetësi për tu pasur zili ai dëshmoi se ende ruan vlerat e një lojtari të madh.

Në Voklav është shokuar një nga vendet organizatore Polonia e cila është eleminuar nga Çekia. Parashikimet flitnin për një Poloni që do ta kishte të lehtë përballë një skuadre që kishte shfaqur shumë paqëndrueshmëri,por që janë gabuar rëndë. Pjesa e parë u dominua nga Polonia ndërsa në të dytën Çekia gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 72-të më anë të Jeraçek. Polonia u tregua e pafuqishme për të reaguar përball tifozve të saj.

Skuadra Çeke e mbylli fazën e grupeve e para me 6 pikë,pas saj vjen Greqia me 4 pikë me të njëjtën kuotë pikësh si Rusia por me avantazhin që ka fituar ndeshjen direkte. Në fund e mbyllë Polonia me 2 pikë. Skudra e dytë e grupit A do të ndeshet në fazën çerekfinale me të parën e grupit B, që me shumë mundësi do jetë Gjermania. Ndërsa e para do të ndeshet më të dytin e grupit B. Ndeshjet për grupn B do zhvillohen sot në ora 20:45.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›